Ja sa fiton një arbitër

23/08/2016 11:30 AM 0 komente

Nuk do ta besoni, por është profesioni i dytë më i paguar në botë. I rrezikshëm, ndonjëherë stresues sepse të dielën në mbrëmje duhet të përballet me kritikat. Megjithatë arbitri i Serisë A në Itali në fund të muajit, kur vjen radha për të shkuar në bankë mund të buzëqesh.

Të sakrifikosh gjithçka për një “fishkëllimë” dhe të bësh karrierë do të thotë të fitosh shumë. Është një punë e dytë shumë e mirë, duke qenë se pothuajse të gjithë arbitërit e ruajnë profesionin e tyre të parë si një “parashutë” kur do të mbarojë arbitrimi.

Pothujase në të gjitha rastet bëhet fjalë për një profesion të lirë. Shifrat tregojnë se pagat e arbitrave më të paguar të Serisë A mund të arrijnë deri në 200,000 euro në një sezon. Jo keq.
Një garë e serisë A vlen 3,800 euro për arbitrin e parë, 1,080 euro për asistentin dhe 800 euro për arbitërin e katërt. Në total nevojiten 8,920 euro për të garantuar drejtimin e 380 ndeshjeve. Një arbitër drejton mesatarisht 15 – 20 ndeshje në një sezon.

Për ata që janë të ndërkombëtarizuar ofrohen mundësi për të fituar edhe në evendet në Europë apo në botë.
Garat e UEFA-s përfaqësojnë një mundësi të artë për të bërë para, për sa i takon numrave. Arbitërat paguhen deri në 4,800 euro në turet e para e 5,800 euro në fazat e tjera.
Për asistentët pagesa është më e ulët, por nuk ka vend për ankesa: 1,400 euro në fillim të sezonit dhe 1,740 euro në fazën tjetër, duke ardhur në rritje.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of