Ja se cilat janë punët më të paguara në Itali

04/10/2019 12:11 PM 0 komente

Ato që merren me shitje apo që punojnë në sektorin e inovacionit kanë më shumë mundësi për të pasur një pagë më të lartë. Përvoja në sektorët financiarë shpërblehet me një pagë të lartë, ndërsa ato që punojnë në agrikulturë kanë një pagë shumë herë më të ulët.

Karakteristikat që përcaktojnë vlerën e tregut për një profesion të caktuar janë të shumta. Lloji i sektorit ekonomik, vendi, dhe madhësia e kompanisë mund të krijojnë ndryshime edhe brenda të njejtit profesion.

Sipas shoqërisë Jobpricing, e cila është e specializuar pikërisht në elementët që ndikojnë në ndryshimin e nivelit të pagës, shprehet se punonjësit me master të nivelit të dytë kanë një pagë që shkon deri në 47 mijë euro në vit, ata që kanë vetëm diplomë dhe janë pa master fitojnë më pak se 40 mijë euro në vit, ndërsa ata që janë vetëm me shkollë të mesme fitojnë deri në 25 mijë euro në vit.

Ndërsa grave i duhet të punojnë më shumë në një muaj nëse duan të paguhen njësoj si burrat.

Punët më të paguara në sektorin e shitjeve dhe të shërbimeve kanë një vlerë prej (57 mijë euro në vit).

Burimi: Il Sole 24 Ore

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of