BE-ja shtyn në verë sanksionet ndaj Rusisë

01/03/2016 10:38 AM 0 komente

Do të shtyhen deri në verë të vitit 2016 sanksionet e Bashkimit Evropian kundër Rusisë ndërsa Bashkimi Evropian që nga marsi i vitit 2014, si reagim ndaj politikës ruse në krizën e Ukrainës, ka vendosur sanksione, të cilat i ka forcuar gradualisht.
Ky vendim është siguruar me pjesëmarrjen aktive të shumicës së vendeve anëtare të BE-së.

Tashmë mësohet se Bashkimi Evropian i ka zgjatur deri në fund të verës sanksionet ndaj Rusisë, për shkak të luftimeve të vazhdueshme në lindje të Ukrainës dhe përveç kësaj, BE-ja e ka në plan të mos ndalet, por të ndërmarrë veprime tjera, që mund ta çonin Rusinë të heqë dorë dhe të zbatojë marrëveshjen për Ukrainën.

Vendimi u bë i njohur nga shefja për Politikë të Jashtme e BE-së, Federika Mogherini, që ka thënë pas takimit të ministrave të jashtëm, se sanksionet të cilat ishin caktuar për një vit dhe si të tilla do të përfundonin në mars, janë shtyrë edhe për gjashtë muaj të jerë.

Ajo referon se: ‘Ne kemi dhënë shenja se BE-ja është e gatshme të ndërmarrë masa të tjera”, ka shtuar Mogherini. Shtyrja e afatit të sanksioneve është pranuar nga të gjitha 28 vendet, përfshirë edhe Greqinë, që më herët kishte kundërshtuar zgjatjen e afatit të sanksioneve ndaj Rrusisë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of