“Prokurimet Publike nuk përmbushin më nevojat e publikut dhe komunitetit të biznesit. Ato duhen Ri-formatuar!”, shkruan Presidenti i Dhomës Amerikane, Enio Jaço, ndërsa rekomandon zbatimin e detyrueshëm të standardeve ‘Open Contracting Data’ (OCD) në të gjitha prokurimet publike.
“Prej shumë vitesh, sistemi i prokurimeve publike ka dështuar të garantojë një sistem të ndershëm konkurrues. Viktimat janë bizneset dhe publiku. Rastet më të rënda korruptive kanë dalë nga prokurimet publike.
Garancia më e mirë e sistemit të ri duhet të jetë Transparenca dhe standardet ‘Open Data’. Ky model garanton transparencën, rrit përfshirjen e shoqërisë civile, besueshmërinë e publikut dhe promovon konkurrencën e ndershme.
Dhoma Amerikane rekomandon zbatimin e detyrueshëm të standardeve ‘Open Contracting Data’ (OCD) në të gjitha prokurimet publike”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.