Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga morri pjesë në samitin e 16-të ekonomik të Euro-Azisë në Stamboll, ku deklaroi se vendi ka përmbushur të gjithë kriteret që shumë shpejt të fillojë negociatat për marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian, gjë e cila do të sjellë rritje reale për ekonomike. Jahjaga deklaroi se samiti ekonomik i Euro-Azisë ofron një mundësi që të komunikohen dhe shkëmbehen ide dhe përvoja në funksion të zhvillimit ekonomik dhe përparimit të vendeve tona. “Ky samit është dëshmi e kësaj periudhe integruese dhe e gatishmërisë sonë për bashkëpunim dhe gjetje të zgjidhjeve” tha presidentja. Vendet e rajonit, sipas Jahjagës edhe pse më pak të prekura nga kriza ekonomike dhe financiare globale, përballen me problemet e një ekonomie jo shumë të zhvilluar dhe në tranzicion, dhe jo shumë të ndërlidhur me kapitalin ndërkombëtar, dhe nëse nuk zhvillohet një sistem i drejtë i politikave ekonomike, që mundësojnë prodhimin, eksportin dhe ulin papunësinë atëherë ato rrezikojnë të hyjnë në një periudhë të krizës.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.