Cannes Yachting Festival (Festivali i Jahteve në Kanë) është një nga ngjarjet më të rëndësishme në botë të nautikës luksoze.
Edhe këtë vit u shfaqën disa xhevahiret lundruese më të bukur, që ishte e pamundur të mos fotografoheshin.
Më shumë se 700 jahte morën pjesë në këtë ngjarje, që tërheq në Kanë të pasionuar dhe ekspertë – një numër që e rendit këtë festival në vendet e para në botë për madhësinë dhe numrin e ekspozuesve, shumë prej të cilëve lider në fushën e varkave me vela dhe dizajnit të jahteve.
Ndër jahtet më të bukura është Gunboat 68, i gjatë 21 metra. Gunboat 68 është ndër më të fotografuarit, mbi të gjitha për shkak të dizajnit, fryt i imagjinatës së dy emrave të mëdhenj në nautikë si Christophe Chedal Anglay e Patrick Le Quement.
Silent 55S2 është i gjithi elektrik, fryt i inovacionit green, i cili padyshim nuk ndalet vetëm në botën e makinave. Shpejtësia e tij maksimale arrin deri në 19 nyje.
Ndër jahtet më të bukura spikati edhe Sunreef 80, i cili bëri për vete, mbi të gjitha tenistin spanjoll Rafael Nadal, i cili nuk ngurroi të blejë një ekzemplar të tillë pa hezituar për asnjë moment dhe do ta marrë modelin e tij pas disa muajsh.
Baglietto 48M T-line është jahti më i madh që u shfaq në Cannes Yachting Festival, i gjatë 47,6 metra dhe i gjerë 9,5 metra dhe me 6 kabina. 12 të ftuarit kanë në dispozicion një pishinë, një palestër dhe dhoma ndenjeje të rehatshme.
I pesta në këtë listë (por jo për rëndësinë) në këtë renditje të jahteve më të bukur në Cannes Yachting Festival është Arcadia Sherpa XL, me një hapësirë, e projektuar në mënyrë të përsosur që e bën hapësirën prej 220 metra katrorë të duket edhe më e madhe.