Shqipëria është një vend i rëndësishëm dhe një portë hyrëse për zhvillimin e tregtisë së lirë mes vendeve të rajonit. Kështu u shpreh kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka, në konferencën me temë “Fqinjët e Shqipërisë”. Jaka tha se Shqipëria dhe Kosova janë korridorë të rëndësishëm për kalimin e prodhimeve serbe dhe atyre të rajonit, edhe në vendet e tjera përtej Adriatikut. Sipas Jakës forcimi i marrëdhënieve mes vendeve të rajonit, kërkon përmirësimin e klimës së biznesit dhe reduktimin e pengesave ndaj tregtisë së lirë. Ndërkohë, ish-ministri i Financave Arben Malaj, u shpreh se, duhen bërë përpjekje konkrete për rritjen e rolit të këtyre korridoreve në forcimin e tregtisë së lirë me vendet e rajonit. Gjatë konferencës, u hodh edhe ideja e bursë të përbashkët Shqipëri-Kosovë, për shfrytëzimin dhe menaxhimin e kapitalit të dy vendeve.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.