“Dita e të Vdekurve” është një traditë e shenjtë dhe një nga ngjarjet më të mëdha në Meksikë, në të cilën familjet dhe komunitetet bëhen bashkë për të përkujtuar njerëzit të cilët nuk jetojnë më.
“Dita e të Vdekurve” është cilësuar një nga festivalet më të bukur në botë që zhvillohet nga data 31 tetor deri më 2 nëntor të çdo viti.
1 Nëntori njihet ndryshe edhe si “Dita e të Pafajshmëve”, gjatë së cilës përkujtohen fëmijët që nuk jetojmë më, ndërsa më 2 Nëntor, “Ditën e të Vdekurve”, përkujtohen të rriturit.
Qindra kërcimtarë dhe performues, si dhe marioneta gjigante morën pjesë në paradat që u zhvilluan këto ditë në qytet.
Përfaqësues të turizmit në Meksikë thonë se frymëzimi për to ka ardhur nga filmi i James Bond “Spectre” vitin e kaluar, i cili është xhiruar në qytet.
Ata shpresojnë që paradat do të tërheqin më shumë turistë.
Meksikanët i festojnë tradicionalisht këto ditë duke vizituar varrezat dhe i zbukurojnë varret e njerëzve të dashur me krizantema, lulja tradicionale e “Ditës së të Vdekurve”.
Por Lourdes Berho, shefe ekzekutive në bordin e turizmit në Meksikë, tha se “Spectre” ka krijuar “pritshmëri”
“Ne e dinim që kjo do të nxiste dëshirën te vendasit dhe turistët, për të marrë pjesë në këtë paradë të madhe”, tha ajo.
Foto: Victor Chavez