Janar, importet e karburanteve rënie me 32%

10/03/2015 9:55 AM 0 komente

Importet e karburanteve në muajin janar shënuan nivelin më të ulët që nga 2005 dhe me një rënie 32 për qind në krahasim me janarin 2014.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, në muajin janar u zhdoganuan 18,608 tonë karburante nga 27,7 tonë në janarin e 2014.

Burimet nga Ministria e Financave shpjegojnë se, kjo rënie ndodhi për arsye logjistike, furnizimi i programuar i janarit është vonuar për shkak të mbërritjes së vonë të anijeve, duke lënë të kuptohet se në muajin shkurt do të kemi një vlerë më të lartë zhdoganimesh. Por tregtarët konfirmojnë se, paqëndrueshmëria e çmimeve të naftës po vepron mbi planet e bizneseve për të importuar sasi të mëdha.

Pikat e pakicës pohojnë se, ka një rënie të volumeve të tregtimit pasi konsumatorët e mëdhenj të tillë, si mjetet e rënda të transportit të mallrave dhe të njerëzve furnizohen në Maqedoni, Malin e Zi dhe Kosovë për shkak të çmimeve më të ula duke ndikuar kështu në uljen e konsumit vendas.

Nga ana tjetër çmimet e naftës në tregun vendas në 5 javët e fundit janë rritur me 10 për qind, duke reflektuar një pjesë të rritjes së çmimit në bursa dhe efektin e taksave të rritura të fillim janarit 2015

monitor imp karburante

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of