Shpenzimet buxhetore në 5 mujorin e parë të vitit u rriten me 3.3 për qind në krahasim me faktin e 2014 me një ritëm rritje më të moderuar se rritja e të ardhurave 5% , duke ndikuar kështu në uljen me 17 % të deficitit buxhetor në krahasim me një vit më parë.
Qeveria duket se ka kursyer më shumti këtë vit në pagesat e interesit të borxhit, ku shpenzimet kanë qenë 16% për qind më të ulta në krahasim me vjet.
Shpenzime më të ulta se, vjet janë bërë për kompensimin e ish pronarëve të cilët morën 736 milionë lekë më pak. Te pagesa e papunësisë u shpenzuan 38 për qind më pak dhe tek ndihma ekonomike 25 % më pak. Sipas orientimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore fondet për të dy këto kategori do të duhet të shkurtohen më tej, pasi janë evidentuar abuzim të shumta.
Shpenzimet kapitale nuk kanë mundur të dalin nga anemia edhe këtë pesë mujor. Fondi i periudhës është realizuar është realizuar vetëm 87 për qind, ndërsa realizimi i investimeve me fonde të huaja ka pësuar një rënie prej 23 % në krahasim me një vit më parë.
Shpenzimet për personelin pësuan një rritje me gati 7 milionë dollarë në krahasim me 5 mujorin e 2014 me një rritje 0.6%.
Gjithashtu edhe shpenzimet për pagesa kontributesh pësuan një rritje 2 % në krahasim me një vit më parë.
Deficiti buxhetor në fund të pesëmujorit rezultoi 17 % më i ulët se i një viti më parë në këtë periudhë. Por ndryshe nga viti i kaluar deficiti u financiar gati 90 për qind me burime të huaja, ndërsa financimi i brendshëm në krahasim me vjet ra me 9 miliardë lekë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.