Janar-tetor 2012, eksportet mbahen vetëm nga mineralet e lëndët djegëse

23/11/2012 3:01 PM 0 komente

Shitjet e kompanive të tekstileve e këpucëve jashtë vazhdojnë të bien, të njëjtën tendencë kanë dhe materialet e ndërtimit e metalet…

Eksportet shqiptare arritën në 175 miliardë lekë për periudhën janar-tetor 2012, duke shënuar një rritje prej 7.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, bënë të ditur statistikat e INSTAT.

Performancën më të mirë vijojnë që ta kenë eksportet e mineraleve, lëndëve djegëse energji, kryesisht nafta, që shënuan një rritje prej 30% me bazë vjetore për 10 mujorin, për të arritur në 62.4 miliardë lekë. Ky grup përbën tashmë zërin kryesor të eksporteve tona, me 35% të totalit.

Eksportet e tekstileve e këpucëve, që punojnë me material porositësi, kryesisht me kompanitë italiane, kanë vijuar tendenën e tyre negative, që ka qenë e pranishme përgjatë gjithë muajve të këtij viti, teksa recesioni ku ka hyrë eurozona ka ndikuar dhe në uljen e porosive për partnerët shqiptare. Eksportet e këtij grupmalli ranë me 4.8% me bazë vjetore për periudhën janar-gusht, duke arritur në rreth 52 miliardë lekë. Ky grup, që dikur ishte më i rëndësishëm,  zë tashmë 29% të totalit të eksporteve vendase.

Grupi i tretë më i rëndësishëm, ai i materialeve të ndërtimi e metaleve, ka vijuar dhe ai prirjen rënëse, duke u tkurrur me 5.6% me bazë vjetore për 10 mujorin, për të arritur në 33.2 miliardë lekë.

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of