Japonia, një prej vendeve më numrin më të lartë të turistëve po përballet me shumë situata shqetësuesedhe incidente të shkaktuara pikërisht nga ky numër i lartë turistësh.
Incidentet kanë qenë të shumtë, dhe këtu mund të përmendim për shembull dëgjimin e muzikës me zë shumë të lartë pranë tempujve të ndryshëm, larjen në burimet e konsideruara të shenjta, ngjtjen në majë të çative vetëm për të bëtë fotografi më të bukura, marrjen e ushqimit nga shtëpia dhe ngrënien e tij në restorante dhe përdorimin e pjatave si tavlla duhani, etj.
Tempulli i Nanzoinit në Sasaguri, Fukuoka, i cili ka një prej budave me përmasa më të mëdha, po kërcënohet çdo ditë e më shumë nga turistët të cilët bëjnë veprime të palejuara, duke i detyruar personat që mmirëmbajnë tempullin që të vendosin tabela paralajmëruese në 12 gjuhë të huaja.
Një prej priftërinjeve të këtij tempulli, Kakujo Hayashi, shprehet se turistët pasi vijnë këtu hidhen në ujërat e bekuara për të notuar, ngjiten në majë të tempullit vetëm për të bërë një foto më të bukur apo dëgjojnë muzikë me zë shumë të lartë, të gjitha këto të ndaluara.
Një tjeter tempull, ai i Yatsushirogu Shinto në Yatsushiro,Kumamoto i ka kërkuar vizitorëve që në kohën e lutjeve ata të qëndronin pak larg duke mos shqetësuar kështu të gjithë ata që shkonin në tempull por një gjë e tillë nuk u respektua fare nga turistët. Kjo e detyroi këtë tempull që të mbyllej për pak kohë por me kërkesë të autoriteteve lokale u hap sërish.
Por një gjë e tillë nuk ndodh vetëm me tempujt por edhe me lokalet e ndryshme. Kështu për shembull pronarët e lokalit Izakaya në Kyoto, shprehen se turistët marrin me vete ushqim kur shkojnë në local dhe ulen aty vetëm për ta konsuuar atë dhe ndërkohë që porosisin vetëm një pije, mundësisht atë më të lirën, i përdorin pjatat e ushqimeve si tavlla duhani dhe më pas i hedhin dhe i fikin cigaret e tyre në dyshemenë e lokalit. Kjo i ka detyruar pronarët që kur një numër i madh turistësh i drejtohen lokalit të tyre ata thonë se ky i fundit është i prenotuar.
Ndërkohë ka edhe nga ata turistë të cilët pasi hyjnë në disa prej parqeve më të bukura, ata shkelin barin dhe madje disa prej tyre këpusin edhe lulet.
Kujtojmë këtu se 31.2 milionë turistësh të huaj vizituan Japoninë gjatë vitit 2018.