Jeff Bezos jep dorëheqjen nga Amazon. Në vend të tij, Andy Jassy

03/02/2021 12:42 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Shoqëria deklaroi se themeluesi dhe Ceo i Amazon, Jeff Bezos, do të lërë rolin e tij në tremujorin e tretë të këtij viti

 

Bezos do të kalojë në rolin e presidentit ekzekutiv të bordit drejtues të Amazon dhe do të zëvendësohet nga CEO i Amazon Web Services, Andy Jassy, – tha Amazon

Njoftimi surprizë erdhi kur Amazon regjistroi shitje rekord në tremujorin e katërt, në 125.5 miliardë dollarë, hera e parë kur kompania fitoi më shumë se 100 milionë të ardhura në vetëm një tremujor

Aksionet e Amazon u rritën me 67% në vitin e fundit, pasi pandemia e koronavirusit ka shkaktuar një ndryshim të madh te zakonet e konsumatorëve.

 

Citim me rëndësi

“Nëse e bëni mirë, disa vite më vonë, një shpikje e mrekullueshme bëhet normalitet. Njerëzit do të mërziten” – ka thënë Bezos në një deklaratë. “Kjo mërzitje është përgëzimi më i madh që një shpikës mund të marrë. Kur shihni rezultatet tona financiare, ajo që me të vërtetë po shikoni janë rezultatet e asaj shpikje, të akumuluara me kalimin e kohës. Në këtë moment shoh Amazon në formën e saj më krijuese, duke e bërë këtë momentin më të mirë për këtë lëvizje”.

Shifra

196.4 miliardë dollarë. Kjo është pasuria e Bezos sipas Forbes, kryesisht për shkak të 11.1% të aksioneve në Amazon.

Historia

Bezos e krijoi kompaninë që do të revolucionarizonte e-commerce në garazhin e tij në Seattle në vitin 1994. Bëri bujë në 2019, divorci i tij nga MacKenzie Scott, gruaja e tij prej 25 vitesh, kur pranoi t’i japë një të katërtën e paketës së aksioneve të Amazon. Në shkurt të 2020, premtoi 10 miliardë dollar, në atë kohë thuajse 10% të pasurisë neto, për të luftuar ndryshimet klimatike nëpërmjet nismës të quajtur Bezos Earth Fund. Jeff Bezos zotëron edhe Washington Post dhe kompaninë aerohapësinore Blue Origin.

Sipërmarrësi është tashmë gati t’i përqendrojë energjitë te biznese të tjera dhe natyrisht te nismat filantropike. Shtypi amerikan shkruan se 57-vjeçari do t’ia kushtojë kohën veçanërisht Washington Post dhe shoqërisë private hapësinore Blue Origin. “Nuk kam pasur kurrë më shumë energji se tani, dhe sigurisht nuk kam ndër mend të dal në pension. Jam i entuziazmuar në ndikimin që mendoj se do të kenë këto organizata” – theksoi Jeff Bezos

Burimi: Forbes

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of