Të gjithë janë të bindur që teknologjia ka ndryshuar jetën tonë, por pak e dinë që ka modifikuar edhe mendimin tone, madje deri edhe trurin tonë. E ja se si…Sociologu Jonathan Zittrain thekson që këto vitet e fundit ka lindur një specie e re: Homo digitas. “Karakteristikat e tij? Është i ulur në një karrige, i përqëndruar në një ekran, e reagon si një objekt! Një person që identifikohet me një krijesë dixhitale, e që tashmë nuk reagon më po të mos marrë sinjale”, konfirmon sociologu, themeluesi i Berkman Center për Internetin edhe Shoqërinë në Harvard, USA. Me gjithë njohuritë, të disponueshme këto në internet, nuk është e qartë akoma se Homo Digitas është më inteligjent se tipi i mëparshëm Homo sapiens (është quajtur kështu njeriu pa teknologji). Komuniteti i programuesve edhe zhvilluesve, për shembull, kanë mundur të krijojnë në pak muaj me kosto shumë të ulët zgjidhje të cilat ndërmarrjeve të mëdha iu është dashur vite edhe miliarda dollarë që të arrinin ti realizonin. Sforcoja intelektuale kolektive e projekteve open source (me kod të hapur të mundshme për tu modifikuar edhe personalizuar sipas nevojave) tregon se si Bota, falë rrjetit, mund të zbulojë më tepër inteligjencë. Vetëm 10 vjet më përpara, në qoftë se kërkohej një informacion shkohej edhe merrej një libër në bibliotekë. Fakti që në katalogun e bibliotekës gjendej teksti nënkuptonte që dikush e kishte vlerësuar veprën edhe kjo garantonte besueshmëri dhe vlerë sociale. Në rrjetin virtual ndërkohë, ekzistojnë pak standarde edhe pak rregulla për përzgjedhje. Gjithkush mund të publikojë libra, revista, video etj. “Mjafton të jesh në gjendje që të lëvizësh brenda kësaj “magazine” të madhe njohurish për të gjetur edhe nxjerrë koncentratin e informacionit të dëshiruar”, pohon Engelbart. Deri edhe fëmijët duhet që të bëhen vëzhgues më të kujdesshëm të informacionit, pra në një farë kuptimi duhet “që të dalin nga pelenat” shumë më përpara. Vite më përpara pretendohej që vetëm fëmijët e “dëgjueshëm” dhe të respektueshëm merrnin një notë të mirë nga mësuesit. Tashmë, në fakt, fëmijët duhet që të zhvillojnë kapacitete kritike për të vlerësuar e pse jo edhe për të kundërshtuar njohuritë që marrin në rrjet. “Gjërat janë duke ndryshuar: në qoftë se do ti referohesh njohurive, është gjithmonë e nevojshme që të kërkosh konfirmime të jashtme, atëhere bashkëpunimi i ideve në mënyrë origjinale bëhet i pamundur”, pohon Brewster Kahle, drejtori i Internet Archive, një organizatë jo-fitimprurëse që studion ndryshimet në rrjet. “Bëhet fjalë për esencën e të menduarit. Duhet që të kërkojmë një bashkëpunim kritik por jo vetëm të udhëtuarit nëpër internet”. Si pasojë, edhe nocionet shkollore, metodat e mësimdhënies, duhen ndryshuar. Përndryshe, do të kalojë shumë kohë përpara se shoqëria të bëhet më inteligjente falë rrjetit! ” Le të kalojmë në një tjetër aspekt. Kush ka një sistem satelitor GPS (Global Positioning System) në makinë, për shembull, mund ta përdorë disa herë për të gjetur të njëjtën rrugë, pa e vrarë mendjen që të mendojë “intelektualisht” për të gjetur një rrugëdalje vetë. Si pasojë, pa përdorimin e sistemit satelitor e thënë thjesht fare: rrezikon që të humbasë rrugën edhe pse mund ta ketë kaluar disa herë! “Disa mendojnë që inteligjenca është një monolit i destinuar për të qenë imun gjatë gjithë kohës. Por nuk është kështu. Inteligjenca ndryshon sipas kohës edhe vendit”, konfirmon psikologu Robert Sternberg. Efektivisht, deri sa të mos jenë kompjuterat që të mendojnë për neve, duhet vazhdimisht që ti besojmë trurit tonë. Interneti është i pafundshëm, por nuk është aspak në gjendje që të zhvillojë një logjikë kritike. “Interneti është i pasur me informacion, por është vetëm një pjatë”, shpjegon John Davidson, ortaku i Mohr Davidow, një kompani e specializuar në investimet e inteligjencës artificiale. “Ideja e një teknologjie që të pushtojë Botën është komplet false. Të humbësh fuqi është gjithmonë irrituese, por të fituarit nuk do të jenë kompjuterat inteligjentë, por ata “budallenj”. Përhapja e kompjuterave “budallenj” mund të bëhet një rrezik shumë i madh. Jemi të paktën 100 vjet larg nga kompjuterat që do të jenë në gjendje të ekzekutojnë operacionet e trurit”. Në tregimin e tij “Makina ndalon”, publikuar në vitin 1909, romancieri anglez Edward Morgan Forster përshkruan një shoqëri ngushtësisht të varur nga makinat, duke i përdorur për të pastruar shtëpitë apo gatuar. Një ditë, makinat u bllokuan dhe shoqërisë nuk i kujtohej më që prej sa kohësh kishte harruar se si bëheshin këto veprime. “Në shoqërinë tonë po jetojmë një moment të njëjtë që sa herë jemi pa drita” vazhdon Zittrain. Natyrisht mund të ndodhë e njëjta gjë edhe në qoftë se telefoni nuk punon më apo ska lidhje me internetin se ska drita. Më e keqja është sepse të qenit pa internet: është sepse shumë njerëz nuk dinë si ta rregullojnë! “Në 40 vjetët e fundit e kemi parë internetin edhe teknologjitë e tjera të zhvillohen me shpejtësinë e dritës, duke kërkuar sforco të pabesueshme për të qëndruar në të njëjtën barkë me historinë tonë kulturore”, përfundon Merzenich. “Janë gjithmonë e më tepër personat që nuk mund tia dalin dot edhe mbeten mbrapa”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.