Jeni ndalon rënien drejt 100 si pasojë e të dhënave të shitjeve të obligacioneve të Japonisë

11/04/2013 11:24 AM 0 komente

Jen ndaloi rënien që e zhvlerësoi atë me  0.1 për qind në 100 për dollar pasi të dhënat zyrtare treguan se investitorët japonezë shitën obligacione të huaja.

Jen u rrit kundrejt shumicës së ‘homologëve’ të tij më të rëndësishëm teksa një tregues teknik sinjalizoi se monedha mund të ulë humbjen e saj prej 6.6 për qind, kundrejt dollarit që kur Banka e Japonisë (8301) ‘zgjeroi’ masat e lehtësimit monetar javën e kaluar.

Jeni  fitoi  0.1 për qind në 99.65 dollarë në Londër, pasi dje kishtë arritur në  99.88, pika më e dobët që nga 14 prilli i vitit 2009. Monedha e Japonisë u rrit 0.1 për qind në 130.23  për euro pasi dje arriti 130.54, shifra më e pakët që nga janari i vitit 2010. Euro u ndryshua pak në 1.3067 dollarë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of