Jeni fitoi pikë mëngjesin e kësaj të enjteje kundrejt dollarit amerikan. Ai avancoi me 0.25 për qind dhe u këmbye me 109.58 jen për dollarë amerikanë.
Ndërsa monedha e përbashkët, euro, ishe në nivelin e qendrueshëm ku u këmbye me 1.1088 dollarë amerikanë.
Franga zviceriane u këmbye me 0.9684 dollarë amerikanë.
Paundi britanik u këmbye me 1.3138 dollarë amerikanë.
Dollari australian avancoi me 0.5 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 0.6879 dollarë australianë për dollarë amerikanë.
Yuan-i kinez ra me 0.25 për qind kundrejt dollarit amerikan dhe u këmbye me 6.9261 yuan për dollarë amerikanë, njëkohësisht edhe niveli i tij më i ulët që prej 10 janarit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.