Jerome Powell, i përzgjedhuri i Trump si kreu i FED, çfarë sfidash e presin?

02/11/2017 8:55 AM 0 komente

Presidenti Donald Trump pritet të bëjë njoftimin sot, për të konfirmuar zgjedhjen e kreut të Bankës Qendrore në SHBA

 

Jerome Powell, i cili thuhet se është i përzgjedhuri i Presidentit Donald Trump për të qenë kryetari i ardhshëm i Rezervës Federale, u vendos të marrë frenat e Bankës Qendrore më të rëndësishme në botë, në një kohë kur ekonomia e SHBA ka disa sfida.

Rritja ekonomike po përshpejtohet, inflacioni është i butë dhe papunësia është më e ulëta në 16 vjet. Një sfond i tillë duhet fillimisht t’i mundësojë kryetarit të ri të FED të rrisë gradualisht normat e interesit, nga nivelet më të ulëta historike aktualisht, me qëllim që të përmbushë atë që tashmë konsiderohet rritja e tretë më e gjatë e SHBA.

Rritje të tilla zakonisht rrezikohen nga shpërthimi i “flluskave të aseteve”, goditjeve si fatkeqësitë natyrore apo trazirat politike ose gabimet nga bankat qendrore. Rritja e normave më të shpejta mund të ftohë tregun e aksioneve, por rrezikon të mbajë inflacionin nën objektivin e Bankës Qendrore, ndoshta duke e çuar ekonominë në recesion. Shtrëngimi shumë i ngadaltë mund të rrisë vlerat e aseteve edhe më tej, shkruan Bloomberg.

Powell ka shtuar dilemën se FED do të përballet me çdo rrezik që mund të sjellë rënie gjatë periudhës aktuale të rritjes, me anë të armëve të tij politikëbërëse. Ka pak hapësirë për të ulur normat menjëherë dhe plani i rezervës – lehtësimi sasior – tani është subjekt “inati” i ligjvënësve republikanë.

“Powell ka marrë disa letra në këtë lojë pokeri, që nuk janë të dobishme për zbatimin e politikës monetare”, tha Torsten Slok, ekonomisti kryesor i Deutsche Bank AG në Nju Jork. “Ekonomia botërore nuk ka qenë kurrë në formë më të mirë, por nuk është për t’u përgëzuar të jesh një bankier qendror në këto ditë”.

Trump sot pritet që të prezantojë Jerome Powell, 64 vjeç, si kandidati për të qenë shefi i FED, duke zëvendësuar kreun e mëparshëm Janet Yellen, kur në fakt, afati i saj në krye të kësaj detyre, skadon në shkurt. Powell është aktualisht një nga katër guvernatorët e përzgjedhur fillimisht për kreun e FED të cilët Trump do t’i sjellë para Senatit sot, për miratim.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of