Jo-ja e Bashkimit Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është cilësuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel si një kthim shpine për shkak të rezervave që disa vende brenda komunitetit kanë për hapjen e negociatave. Në fjalën e saj para mediave Merkel nënvizoi se vendet duhet që të plotësojnë kushtet që tashmë i janë bërë të qarta.
“I është kthyer shpina Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, janë disa vende që kanë rezerva për hapjen e negociatave. Ne e kemi diskutuar këtë, problemi është se si do të jetë efekti, nëse hapen negociatat. Patjetër, që do të zhgënjehen si kryeministri i Maqedonisë, ashtu edhe ai i Shqipërisë. Unë e mbështes në një pikë presidentit Macron, sa i përket procesit të zgjerimit, që duhet reformuar.
Kemi rënë dakord për disa gjëra që duhen bërë. Gjermania dëshiron që të hapen negociatat. M e Veriut ka bërë shumë, sa i përket hapjes së negociatave, ndryshimi i emrit, ka qenë një progres i madh në këtë vend, por edhe Shqipëria ka bërë progres. Vazhdoj të mendoj se Shqipëria ka bërë shumë, por nuk na ka bërë ende sa të marrim një vendim unanim. Ka pas ndasi sa i përket një vendimi të përbashkët. Ata duhet të përballen me disa kushte që në kemi vendosur. Në Shqipëri vijon të ketë problem përfshi këtu edhe emigrimin.
Megjithatë Shqipëria ka bërë maksimumin sa i përket emigracionit. Kur bëjmë premtime patjetër që duhet t’i mbajmë ato, dhe do i kthejmë shpinën. Janë disa faza sa i përket anëtarësimit. Dua vërtet të bëhen anëtare të BE. Nuk kemi bërë një votim, në rastin e Shqipërisë pati disa vende kundër” tha Merkel.
Qartësimi i qëndrimit për një “jo” ndaj dy vendeve ka dhënë tronditjen e parë politike në Maqedoninë e Veriut. Burime diplomatike në Bruksel kanë konfirmuar për agjencinë “ANSA” se kryeministri Zoran Zaev ka paraqitur dorëheqjen e tij. Në dalje publike ditëve të fundit lider të vendeve që janë pjesë e Bashkimit Europian kanë qartësuar katër lloj qëndrimesh, një jo e prerë për hyrjen në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, një ndarje të vendimeve për të dy vendet duke i çelur dritën e gjelbër vetëm Maqedonisë së Veriut, pranimin e tyre me kushte ku bën pjesë dhe Gjermania si dhe grupi i vendeve që e mbështesin hapjen e negociatave pa rezerva.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.