13 kate, 11 galeri, hapësira të panumërta ekspozuese, salla për koncerte dhe shfaqje, një auditor për konferenca, bare dhe restorante, një librari moderne, shumë hapësira për t’u çlodhur dhe një tarracë panoramike me pamje në gjithë qytetin.
Është pak ta quash muze. Pasi Munchmuseet i ri në Oslo, i cili do të hapet më 22 tetor, është një qendër krijuese dhe dinamike, kushtuar arteve, kulturës, avangardës norvegjeze, ku protagonist, padyshim, është Edvard Munch. Me 26 mijë vepra të ekspozuara në mjedise të ndryshme, ky nuk do të jetë vetëm koleksioni më i pasur në botë i veprave të artistit, por edhe muzeu më i madh i ndërtuar, kushtuar vetëm një artisti.
Kjo hapësirë e re ekspozuese do të kujdeset për trashëgiminë e jashtëzakonshme artistike që piktori i ka lënë trashëgimi qytetit të tij. Një vend për t’u jetuar “një muze ku mund të ktheheni shumë herë” – thotë drejtori Stein Olav Henrichsen.
Përurimi i muzeut të ri pritet me padurim – ku mundeni, më në fund të vizitoni strukturën e re, duke ecur pranë pikturave, skicave, grafikave dhe skulpturave të realizuara nga autori, përveç shumë sendeve personale, kujtimeve, letra dhe fotografi. Ndër thesaret që muzeu zotëron janë piktura monumentale në mur si “Dielli” (1909), që shtrihet në thuajse 8 metra, përveç disa versioneve të ndryshme të veprës simbol të Munch “Britma”.
I projektuar nga studio spanjolle “Herreros”, qiellgërvishtësi është një ndërtesë prej xhami, më shumë se 57 metra e lartë, e cila ngrihet mbi ujërat e zonës, Bjorvika, duke u shndërruar në horizontin e qytetit. Në katin e fundit ju mund të shijoni peizazhin e mrekullueshëm të Oslos. Ideja ishte ndërtimi i një kulle aq të lartë sa të mund të shihej si kryeqyteti, edhe fjordi i tij, duke shijuar artin e Munch, në kontekstin skenografik në të cilin lindi.
Fasada e tejdukshme pasqyron ngjyrat dhe kushtet e ndryshueshme të qiellit të Oslos. Ndërtesa e re u frymëzua nga lidhja e piktorit me peizazhin norvegjez dhe nga prirja e tij për të pikturuar jashtë në të gjitha stinët. Kulla e Munchmuseet, me format e saj këndore, dizajnin futuristik dhe linjat thelbësore, është e përkulur në pjesën e sipërme.
Qiellgërvishtësi ka sipërfaqe më shumë se 26 mijë metra katrorë. Çdo gjë është krijuar duke i kushtuar vëmendje qëndrueshmërisë – një temë gjithnjë e më shumë e dashur për qytetit. Arkitektët kanë zgjedhur materiale si çimento me emetime të ulëta karboni, e përdorur për pjesët strukturore dhe pllaka alumini të ricikluar për veshjen e jashtme.
Përveç historisë, vizionit dhe evolucionit të artistit, duke treguar koleksionin e përhershëm prestigjioz, muzeu do të mirëpresë edhe ekspozita të përkohshme, të cilat do të shfaqin kulturën norvegjeze dhe ndikimet e shumta të mjeshtrit në skenën bashkëkohore.
Kjo hapësirë sigurisht që do të bëhet zemra e re e jetës artistike të Oslos, me ekspozita, spektakle, koncerte, shfaqje dhe evente të tjera.
/ La Repubblica