Mbi 43% e amerikanëve e quajnë tani socializmin “gjë e mirë”

10/02/2020 3:14 PM 0 komente

Forumi Ekonomik Botëror ka ngritur pyetjen: A po e pranojnë më shumë amerikanët socializmin? Më shumë se një deklarim politik, socializmi po kthehet në ndërgjegjen publike, i përforcuar nga politikanët popullorë kandidatë për president të SHBA si Bernie Sanders dhe Alexandria Ocasio-Cortez, të cilët flasin hapur për mbështetjen që kanë për Socializmin Demokratik.

Në prill të vitit të kaluar, një sondazh i kompanisë së njohur të sondazheve Gallup dha më shumë evidenca mbi rritjen e pëlqimit për socializmin, duke treguar se më shumë se 43% e amerikanëve tashmë e shpjegojnë socializmin si një “gjë e mirë” (“good thing”).

Përgjigjja erdhi për pyetjen “Nëse disa forma të socializmit janë gjë e mirë apo e keqe për gjithë vendin, SHBA”.

Krahasuar me mbështetësit aktualë, kanë kaluar mbi 40% e popullsisë për disa forma të socializmit krahasuar me 25% që ishin mbështetësit në vitin 1942 nga një sondazh i Roper/Fortune – një nga sondazhet më të vjetra që ka shtruar pyetjen mbi pëlqimin ose jo të socializmit.

A ka ndryshuar opinioni për socializmin ndër vite? Për 40-50-vjeçarët jo, por përvoja e zhvillimit ekonomik me taksa shumë të larta dhe mbrojtjes sociale në vendet skandinave janë shembuj pozitivë të shoqërive moderne socialiste.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of