264 milionë dollarë në pesë vjet
Nikola Jokic , basketbollit i NBA, ka zgjatur kontratën edhe me 5 vjet me Denver Nuggets, që sipas mediave amerikane arrin një shifër rekord që varion mes 264 milionë dollarë (sipas The Athletic) dhe 270 milionë dollarë (sipas Espn).
Bëhet fjalë për kontratën më fitimprurëse në historinë e NBA për basketbollistin serb 27-vjeçar, i cilin luan te Nuggets që prej vitit 2015.
Në vitin e fundit të kontratës, Jokic do të fitojë 60 milionë dollarë.
Ndërkohë NBA njoftoi sot se Salary Cap (tavani i pagave) është vendosur në 123,655 milionë dollarë për sezonin 2022-2023. Niveli i taksës për sezonin 2022-23 është 150,267 milionë dollarë. Paga minimale e ekipit, e cila është përcaktuar në 90% të tavanit të pagave, është 111,290 milionë dollarë për sezonin 2022-23.
Kontrata kolektive e punës (Collective Bargaining Agreement) parashikon tre përjashtime të ndryshme të nivelit të ndërmjetëm në varësi të nivelit të pagës së një ekipi.
Niveli mesatar për jo taksapaguesit për sezonin 2022-23 është 10,490 milionë dollarë, niveli mesatar për taksapaguesit është 6,479 milionë dollarë dhe niveli mesatar për një ekip, me një marzh nën tavanin e pagave, është 5,401 milionë dollarë.