“Joti- Infosoft Group Sh.p.k” forcon pozitat edhe në ndërtim: ble Invest ndërtim Tirana Sh.p.k

27/03/2013 10:11 AM 0 komente

46348272“Joti- Infosoft Group Sh.p.k” zgjeron aktivitetin e tij dhe në fushën e ndërtimit, përmes blerjes së fundmi të një kompanie ndërtuese, – Investndërtim Tirana Sh.p.k. Lajmi është bërë i ditur nga Autoriteti i Konkurrencës.

Në datën 19 Shkurt 2013, Autoriteti i Konkurrencës ka marrë njoftimin e transaksionit të realizuar në bazë të “Akt shitblerje kuotash”, të nënshkruar ndërmjet palëve (“Joti- Infosoft Group Sh.p.k” në cilësinë e blerësit dhe “GPL Costruzioni Generali S.r.l” në cilësinë e shitësit) më datë 21 Janar 2013, me objekt përftimin e kontrollit të shoqërisë Invest ndërtim Tirana Sh.p.k nga shoqëria Investment Joti- Infosoft Group Sh.p.k nëp ërmjet transferimit të 100% të kuotave.

Sipas Autoritetit, veprimtaria e palëve pjesëmarrëse në përqendrim ësh të si vijon:

Investndërtim Tirana Sh.p.k : ka si objekt veprimtaritë në shitjen, blerjen, administrimin, dhënie me qira, rikostruksi onin e ndërtesave, hoteleve, qëndrave rezidenciale, tregtare, administ rative dhe turistike si dhe kryerjen e shërbimeve të ndryshme në to si p.sh shërbime tregtare, reklamave, të argëtimit , etj;;

GPL Costruzioni Generali S.r.l : është titullare e 100% të kapitalit themeltar të shoqërisë Investndërtim Tirana Sh.p.k;

– Investment Joti Sh.p.k : ka si objekt veprimtaritë në ‘blerja, shitja dhe mbajtja në pronësi të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, konsulenca në menaxhim dhe administrim in e biznesit, burimeve njerëzore etj’.;

 

Grupi Infosoft

Sipas të dhënave nga QKR, aksioneri i vetëm me 100% të aksioneve të “Joti- Infosoft Group Sh.p.k” është Grigor Joti, që është dhe aksioneri kryesor i kompanive të grupit Infosoft.

Grupi “Infosoft” ka realizuar në total një xhiro prej 150 milionë eurosh në vitin 2011, sipas burimeve nga kompania. Aktiviteti i saj përfshin “Infosoft System” dhe “Infosoft Office” në Tiranë, “Infosoft System” në Kosovë dhe Maqedoni, si dhe kompanitë e shpërndarjes e tregtimit “Inter Distribution Service”, “Interbrands” dhe “IT&D”.

 

Invest ndërtim

Nga ana e saj, Invets Ndërtim, sipas të dhënave nga tatimet ka realizuar një aktivitet modest gjatë viteve të fundit, me një xhiro prej rreth 760 mijë eurosh në vitin 2011, por me një normë të lartë fitimi prej 35%.

Edhe Joti- Infosoft Group Sh.p.k ka deklaruar në tatime gjatë vitit të kaluar një xhiro të përafërt, prej rreth 750 mijë eurosh.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of