Në datën 19 Shkurt 2013, Autoriteti i Konkurrencës ka marrë njoftimin e transaksionit të realizuar në bazë të “Akt shitblerje kuotash”, të nënshkruar ndërmjet palëve (“Joti- Infosoft Group Sh.p.k” në cilësinë e blerësit dhe “GPL Costruzioni Generali S.r.l” në cilësinë e shitësit) më datë 21 Janar 2013, me objekt përftimin e kontrollit të shoqërisë Invest ndërtim Tirana Sh.p.k nga shoqëria Investment Joti- Infosoft Group Sh.p.k nëp ërmjet transferimit të 100% të kuotave.
Sipas Autoritetit, veprimtaria e palëve pjesëmarrëse në përqendrim ësh të si vijon:
– Investndërtim Tirana Sh.p.k : ka si objekt veprimtaritë në shitjen, blerjen, administrimin, dhënie me qira, rikostruksi onin e ndërtesave, hoteleve, qëndrave rezidenciale, tregtare, administ rative dhe turistike si dhe kryerjen e shërbimeve të ndryshme në to si p.sh shërbime tregtare, reklamave, të argëtimit , etj;;
– GPL Costruzioni Generali S.r.l : është titullare e 100% të kapitalit themeltar të shoqërisë Investndërtim Tirana Sh.p.k;
– Investment Joti Sh.p.k : ka si objekt veprimtaritë në ‘blerja, shitja dhe mbajtja në pronësi të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, konsulenca në menaxhim dhe administrim in e biznesit, burimeve njerëzore etj’.;
Grupi Infosoft
Sipas të dhënave nga QKR, aksioneri i vetëm me 100% të aksioneve të “Joti- Infosoft Group Sh.p.k” është Grigor Joti, që është dhe aksioneri kryesor i kompanive të grupit Infosoft.
Grupi “Infosoft” ka realizuar në total një xhiro prej 150 milionë eurosh në vitin 2011, sipas burimeve nga kompania. Aktiviteti i saj përfshin “Infosoft System” dhe “Infosoft Office” në Tiranë, “Infosoft System” në Kosovë dhe Maqedoni, si dhe kompanitë e shpërndarjes e tregtimit “Inter Distribution Service”, “Interbrands” dhe “IT&D”.
Invest ndërtim
Nga ana e saj, Invets Ndërtim, sipas të dhënave nga tatimet ka realizuar një aktivitet modest gjatë viteve të fundit, me një xhiro prej rreth 760 mijë eurosh në vitin 2011, por me një normë të lartë fitimi prej 35%.
Edhe Joti- Infosoft Group Sh.p.k ka deklaruar në tatime gjatë vitit të kaluar një xhiro të përafërt, prej rreth 750 mijë eurosh.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.