Juani i Kinës arriti nivelin më të lartë në 19 vjet, duke zgjeruar fitimet e tij për tremujorin, pasi banka qendrore e rriti normën e referencës në nivelin më të lartë në më shumë se 10 muaj.
Banka Popullore e Kinës e rriti kursin e fiksuar ditor me 0.08 për qind në 6.2689 për dollar, niveli më i lartë që nga 2 maji vitit 2012. Monedhës i lejohet të tregtohet 1 për qind në të dyja kahete këmbimit.
Indeksi i blerjes së menaxherëve për prodhimin në mars do të jetë 51, duke treguar për një muaj të gjashtë zgjerimi, sipas një vëzhgimi të Bloomberg me ekonomistët para daljes së të dhënave zyrtare në 1 prill.
Presidenti kinez Xi Jinping ndodhet në vizitën e tij të parë jashtë shtetit që kur morri detyrën në fillim të këtij muaji dhe ka mbajtur takime me kryetarët e të ashtuquajturit vendet e BRICS si dhe me vendet afrikane.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.