Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker ka deklaruar në një dalje për mediat se nuk besonte se Britania do të dilte nga Bashkimi Evropian, pa një marrëveshje Brexit.
Krerët e BE do të takohen të premten për të diskutuar reagimin e tyre ndaj apelit të Kryeministrit britanik Theresa May për të kaluar në fazën tjetër të negociatave të Brexit dhe pritet të pajtohen se duhet të ketë më shumë përparim në bisedimet mbi kushtet e “divorcit”.
“Ne kemi disa detaje por ne nuk kemi të gjitha detajet që duam … Nuk është supozimi im i punës që nuk do të kemi asnjë marrëveshje”, u tha Juncker gazetarëve, shkruan Reuters.