Juncker kërkon ta ‘glorifikojë’ jo ta ‘varrosë’ anëtarësimin e Britanisë në Evropë

14/07/2014 10:15 AM 0 komente

Jean-Claude Juncker dëshiron të çmontojë’ barrierat ndaj biznesit në tregun e Bashkimit Evropian, është pej kohësh një tifoz i zgjerimit të bllokut ndaj lindjes, dhe është kundër formimit të një supershteti evropian të centralizuar.

gjitha janë pozicione klasike britanike, dhe Juncker, ish-kryeministër i Luksemburgut i cili do të përballet me një votë konfirmimi nesër si president i ardhshëm i Komisionit Evropian, gjithashtu favorizon lëshime ndaj Britani për ta mbajtur atë në BE. Kjo nuk shërbeu për ta ndalur kryeministrin britanik David Cameron që të përpiqet për ta ‘shfuqizuar’ emërimin e tij në pozicionin më të lartë të BE-së dhe gazetën britanike Sun për ta cilësuar atë si ‘njeriun më të rrezikshëm në Evropë.’

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of