Juventus (vlera e markës në rritje me 25% në 705 milionë euro) është përsëri, marka e futbollit me vlerën më të lartë në Itali, falë sukseseve të vazhdueshme të arritura në dekadën e fundit, sipas një raporti të ri të shoqërisë së konsulencës lider në vlerësimin e markave, Brand Finance.
Kjo vlerë marke dëshmon udhëheqjen e fortë të klubit dhe tregon se një markë e ndërtuar mbi baza të forta mund t’u rezistojë zhgënjimeve në afat të shkurtër.
Juventus konfirmohet sërish këtë vit jo vetëm si marka më e fortë, pra me aftësinë më të madhe për të ndikuar në zgjedhjet dhe opinionet e tifozëve, por edhe si marka me vlerën më të lartë financiare, me peshë rreth 30% të së gjithë vlerës së sipërmarrjes.
Fuqia e madhe e markës së Juventus, e klasifikuar AAA në Brand Finance Football 50 2022, ka nxitur si përmirësimin e perspektivave të xhiros në fillim të vitit 2022, si reduktimin e kostove të kapitalit, që tregon një zvogëlim të rrezikut të investimeve në klub. Këta faktorë, së bashku me përmirësimin e rritjes në periudhë afatgjatë, kanë bërë që analistët e Brand Finance ta vlerësojnë vlerën e markës së Juventus në 705 milionë euro.
Falë rritjes së ndjeshme prej 140 milionë eurosh nga viti në vit, e barabartë me një rritje prej 25%, Juventus është një nga pesë klubet, marka e të cilit është rritur më shumë në futbollin botëror. Ndër të tjera, këtë vit, marka e Juventus ka rikuperuar dhe kapërcyer vlerën e saj para-Covid prej 4,4%.
Si pasojë e rritjes së fortë, Juventus renditet në vendin e 11 në klasifikimin e Brand Finance Football 50 2022 dhe zvogëlon ndjeshëm distancën me Arsenalin, në vendin e 10 – edhe klubi anglez është rritur më shumë se mesatarja e 50 klubeve në klasifikim, por me një rritje të kufizuar në 18%.
Klubet e tjera italiane të klasifikuara për vlerën e markës nga Brand Finance Football 50 2022 janë: Inter (14), me një vlerësim jashtëzakonisht të fortë të markës AAA-; AC Milan, me një vlerësim shumë të fortë të markës AA +, e cila, falë rritjes së mirë në vlerë, arriti në vendin e 17-të; Napoli (27) me një vlerësim shumë të fortë të markës AA-; Roma me vlerësim AA arriti në vendin e 29-të; së fundi, Atalanta dhe Fiorentina hyjnë këtë vit në renditje, përkatësisht në vendin e 42-të dhe të 50-të.
Forcimi i markës së Juventus vjen si për shkak të përmirësimit të ecurisë së disa treguesve kyç, ashtu edhe përmirësimit të treguesve të tjerë që ndikojnë në analizën konkurruese të përgatitur nga Brand Finance, mbështetur në të dhënat e marketingut dhe biznesit të disponueshme në dy javët e fundit.
Siç rezulton nga një studim i kryer në prill nga Brand Finance – në një kampion përfaqësues me tifozë në vendet kryesore europiane, në SHBA, Kinë dhe Brazil – Juventus është një nga klubet më të dashura dhe me numrin më të madh të tifozëve.
Për më tepër, të dhëna qartësisht mbi mesataren dolën edhe në të gjithë treguesit e performancës; Konkretisht, Juventusi pati performancë shumë mirë, për shembull për sa i përket cilësisë së stadiumit, perceptimit të cilësisë së klubit, fair play, sponsorizimeve, atraktivitetit për partnerët dhe transmetuesit, pranisë mesatare të tifozëve në stadium. Por ai humbi pikë në treguesit e investimeve në ekip.
Massimo Pizzo, managing director i Brand Finance në Itali, thotë:
“Ashtu si për Ferrari dhe Real Madrid, ecuria e mirë e Juventus, në vlerësimin e Brand Finance, tregon se marka e klubit torinez është gjithnjë e më shumë tërheqëse dhe me ndikim për tifozët dhe sponsorët, duke nxitur ecurinë e biznesit, pavarësisht rezultateve sportive”.
/ Brand Finance