Stadiumi mbushi 11 vjeç. Më 8 shtator 2011 u përurua zyrtarisht stadiumi i ri i Juventus (i lindur mbi hirin e stadiumit të vjetër “Delle Alpi”), me një ndeshje miqësore e luajtur kundër Notts County.
Shumë sezone janë luajtur në Stadium, i cili tashmë ka marrë emrin “Allianz Stadium”, si një nga armët kryesore që i kanë çuar drejt suksesit bardhezinjtë. Por çfarë ndikimi ka pasur stadiumi i ri në arkat e klubit. Nga viti 2011 e deri më sot, të ardhurat kapërcejnë shifrën gjysmë miliard euro.
Në mënyrë të detajuar, në sezonin e fundit që Juventus ka luajtur në Stadiumin Olimpik të Torinos, shoqëria bardhezi ka fituar rreth 11.9 milionë euro, duke përfshirë të ardhurat nga aktiviteti tregtar i lidhur me stadiumin.
Duke marrë parasysh pikënisjen e Stadiumit, rritja deri në sezonin e fundit me kapacitet të plotë, para pandemisë Covid-19 (2018/19) ka qenë e barabartë me 600%, ku të ardhurat në sezonin 2018/19 arritën në 83 milionë euro.
Pandemia i reduktoi shifrat në dy sezone e gjysmë – në 2019/20, me stadiumin e hapur për tifozët deri në shkurt, Juventus pati regjistruar 54 milionë të ardhura nga impianti.
Që nga hapja e deri më 31 dhjetor 2021, stadiumi i ka sjellë Juventus rreth 11% të të ardhurave totale (duke përfshirë edhe plusvalencat).
Shifrat variojnë nga maksimumi prej 14,9% në sezonin 2012/13 në një minimum prej 2,8% në tremujorin e parë 2020/21 (kur të gjitha ndeshjet u luajtën pa tifozë, me përjashtim të disave që u luajtën me 1000 tifozë) dhe me një vlerë stabël para pandemisë rreth 13%.
Kjo është një rritje e rëndësishme në kohën e Stadiumit të ri – mjafton të mendosh se në tremujorin e parë 2021/22, vetëm të ardhurat nga shitja e biletave arritën në 13.2 milionë, krahasuar me 10 milionë në vitin e fundit para impiantit të ri.
/ Calcio & Finanza