Vizitorët e Hotelit Guilin Lebei Homestay në Guilin, Kinë, do të shijojnë një përvojë mbresëlënëse në këtë qytet historik. I frymëzuar nga ndërtesat e udhëtimeve antike, hoteli përbëhet nga 13 njësi të dizenjnuara në mënyrë unike, me një stil tradicional, ku secila prej strukturave është mbi nivelin e tokës. Aoe, ideatorët e projektit, tregojnë se lartësia dhe dizajni u frymëzuan nga mënyra e përdorimit të hoteleve nga qytetërimet e lashta.
“Është një lloj strehe me pamje të gjerë dhe praktike, ndërkohë që shmanget rreziku”, shpjegon Aoe. “Ne aplikuam këtë koncept në projekt që t’u mundësonim vizitorëve një marrëdhënie më të ngushtë me natyrën. Ndërtesa është ngritur në një lartësi prej pesë metrash.
Ndërtesa e ngritur është e ndriҫuar nga drita e diellit dhe shumë më interesante, ndërsa ka edhe pamjen më të gjerë. Në të njëjtën kohë, lartësia e shtëpisë në pemë është në një linjë me kurorën e pemës. Nga dritarja mund të shikosh pemë të harlisura, duke u dhënë njerëzve përvojën e udhëtimit nëpër xhungël.”
Nevoja historike për mbrojtje gjatë qëndrimit në një vend të ri i lejon tani mysafirët të përjetojnë vendin bashkëkohor në një mënyrë të re. Ngritja në lartësi siguron një marrëdhënie më të afërt me pemët dhe lumin që rrjedh ngadalë përmes zonës. Vendi mund të eksplorohet gjithashtu nëpërmjet shtigjeve prej druri që lidhin secilën prej strukturave me njëra-tjetrën.
Dizajni i çdo kabine është i veҫantë dhe secila ka një trajtë dhe formë të ndryshme. Për shembull, disa projekte të kabinave kanë një organizim me hapësira të mëdha, të bërë enkas për fëmijët, duke përfshirë shkallët e ngjitjes që lidhin dhomën e gjumit të fëmijëve në katin e dytë me hapësirën e përbashkët në katin e parë. Përveç dhomave, këto struktura përfshijnë edhe mjedise të tjera, si për shembull hapësirën kryesore të aktiviteteve, një zonë lojërash dhe të tjera.
Në cilëndo kabinë që të vendosni të qëndroni, pushimet në Hotelin Guilin Lebei Homestay me siguri do t’ju zhysin tërësisht në pamjet magjepsëse të Guilin.
Studio e arkitekturës Aoe ka projektuar një seri prej 13 strukturash unike hoteliere të frymëzuara nga hotelet antike. / My Modem Met