ë projekt, që u zyrtarizua disa ditë më parë nga KKRRT-ja e Republikës së Shqipërisë, çon automatikisht në themelimin e turizmit elitar në Shqipëri. Dhe ka për protagonistë të mirënjohurën ndërkombëtare të turizmit Club Med dhe shoqërinë shqiptare, Riviera. Ja detajet e projektit:Xhoni, një turist anglez, nga Birmingami, i cili ndodhej vjet me pushime në Korfuz, u entuziazmua mjaft, kur mori vesh, që unë, bashkëbiseduesi i tij, isha nga shteti tjetër, nga një vend tjetër, vetëm 1 milje larg plazhit të Sidarit. Si një anglez tipik kureshtar, i gatshëm për të marrë në shqyrtim alternativa të reja pushimi, ai nuk e la momentin t i ikte, ndaj dhe më pyeti: A është edhe ky vendi yt pak a shumë si Korfuzi? E ndërsa Xhoni priste përgjigje prej meje, unë mora befas trajtën e një njeriu të hutuar, aty në shpellën ujore të plazhit të bukur. Çfarë t i thoja unë Xhonit? Të merrja trajtën e një patrioti të thekur e ta gënjeja, gënjeshtra, të cilat më pas do të ktheheshin në bumerang apo t i tregoja disa të vërteta të hidhura? Për shembull, çfarë t i thoja unë anglezit Xhon, që Saranda, i cili mbahet qyteti më i mirë i Shqipërisë, ndodhet në një faqe mali, ku për be nuk gjen asnjë pemë? Që bregdeti i Sarandës është i betonuar me ndërtesa shumëkatëshe? Që tregu i argëtimit është thuajse zero? Apo që ujrat e zeza derdhen në det? E pra, mjaftoi një pyetje e çiltër, një pyetje kureshtari e një të huaji për të testuar nivelin zero të turizmit elitar në Shqipëri. Mirëpo, ndoshta në një të ardhme të afërt, pyetje të tilla nuk do të jenë kaq turpsjellëse. Pasi një projekt shumë interesant është ideuar për t u zbatuar në zonën e Bregut. Dhe autorë të këtij projekti nuk janë subjekte dosido, por ai është sipërmarrje e përbashkët e shoqërisë së ndërtimeve Riviera dhe kompanisë ndërkombëtare, shumë të njohur në fushën e turizmit, Club Med. Për të kuptuar se momenti për konkretizimin e turizmit, si një prioritet i Shqipërisë ka ardhur, mjaftojnë disa terma të projektit dhe karakteristika të atyre që do të bëjnë të mundur ndërtimin e një modeli të ri turistik në Shqipëri. Xhiroja vjetore e biznesit, në kuotën e 4.5 milion eurove, 11 milion klientët e tij, veprimi në 36 vende të Botës dhe 125 fshatrat turistikë në inventarin e saj e bëjnë Club Med-in një nga partnerët më seriozë, që do të bëjnë të mundur themelimin e turizmit të vërtetë në Shqipëri. Me treguesit e mësipërm, si dhe me aksionerë kryesorë, grupin ACOR dhe familjen Agneli, Club Med është shndërruar prej kohësh në një derë, ku trokasin vazhdimisht kryetarë vendesh në zhvillim. Kërkesa që ata bëjnë është një dhe vetëm një: Si të bëhet e mundur futja e vendit që ata drejtojnë në listën e Club Med-it?! Kështu veproi edhe mbreti i Marokut në vitet ˜70. Kështu ka nisur edhe në Korfuz veprimtaria e kësaj kompanie, andej nga vitet ˜50. Kurse në Shqipëri, historia e futjes së saj është disi e devijuar nga mënyra klasike. Kur në vitin 2003, drejtuesit e Club Med erdhën për herë të parë në Shqipëri, ata nuk e bënë këtë, pse në dyert e tyre kishte trokitur ndonjë drejtues i shtetit shqiptar, i cili të ishte i shqetësuar për fatet e vendit, apo se nuk duronte dot, që Shqipëria me kaq shumë bregdet të ishte kaq e shpërfillur nga turistët e huaj. Ishte Presidenti i shoqërisë Riviera, Dritan Çela, ai që, i bindur mbi potencialin turistik të Vlorës e të gjithë Bregut, siguroi bashkëpunimin me kompaninë e mirënjohur në Botë. Punët e kryera deri tani nga ai, sikurse ndërtimet në Ujin e Ftohtë në Vlorë, Qendra Tregtare Riviera, rikonstruksionet e Doganës së Morinës apo Gjykatës së Apelit në Tiranë, janë një parathënie e cilësisë së projektit që vetëm pak ditë më parë mori lejen nga KKRRT. Fshati turistik i Kakomesë do të përfshijë në gjirin e tij afro 400 godina një dhe dy katëshe, të ndërtuara në një formë të tillë që do të respektojnë traditën e zonës në arkitekturë. Të 800 shtretërit, dhe koha relativisht e gjatë e pushimit, nga maji në tetor do të bëjnë të mundur që në ambientet e saj të pushojnë rreth 20 mijë turistë gjatë një sezoni. Është e qartë pra se mbirja e një projekti të tillë është një zhvillim i madh edhe për zonën, me të gjitha efektet e drejtpërdrejta apo të tërthorta të investimit prej 1.5 milion dollarësh. Mirëpo imagjinata dhe përfytyrimi janë difekte të momentit për shqiptarët. Ndaj dhe mbetet që përparësitë e ndërtimit të fshatrave turistikë, të sistemuar e të ngritur në mënyrë të studiuar, të verifikohen në të ardhmen. Pikërisht atëhere, kur turistët e parë të huaj, të siguruar nga vende të ndryshme të Botës, të zbresin në aeroportin e Korfuzit, t iu hipin anijeve turistike, të përshkojnë 40 minuta rrugë detare, deri në Kakome, për të qenë mysafirë të natyrës shqiptare për disa ditë. Më pas, për t ua lënë vendin të tjerëve e kështu me radhë¦
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.