Të vizitosh Kalanë e Beratit do të kushtojë më shtrenjtë, dhe jo pak por tre herë më shumë se çmimi i meparshëm. Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombetare Berat bëri të ditur qe kjo masë vjen me urdhët të Ministrisë së Kulturës.
“Në zbatim të urdhërit Nr.715 dt.10.12.2019 të Ministrisë së Kulturës. Nga 1 Janar 2020 tarifa e hyrjes në Kalanë e Beratit do të jetë 300 lekë (individ) dhe 200 lekë në (grup mbi 12 vetë).
Fēmijët nën moshën 12 vjeç hyrja falas.
Përfitojnë çmim të reduktuar:
Studentët e pajisur me kartën e studentit, fëmijët nga mosha 12-18 vjeç, jetimët, Invalidët, pensionistët.
Hyrje pa pagesë për vizitorët vendas dhe të huaj në datat:
18 Prill, Dita Ndërkombëtare e Monumenteve
18 Maj, Dita Ndërkombëtare e Muzeve
21 Maj, Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Kulturor
29 Shtator, Dita Kombëtare e Trashëgimisë
28 Nëntor, Dita e Pavarësisë(vetëm për shtetasit shqiptar)
29 Nëntor, Dita e Çlirimit (vetëm për shtetasit shqiptar)
E diela e fundit e çdo muaji të vitit (vetëm për shtetasit shqiptar)” thuhet në njoftimin e bërë nga kjo drejtori.
Vitet e fundit ka një rritje të vazhdueshme të vizitorëve në muze, parqe arkeologjike apo objekte të trashëgimisë kulturore e nxitur kjo dhe nga një numët më i lartë turistësh, sidomos të huaj që i drejtohen këtyre destinacioneve.
Qeveria po tenton që në disa raste të hartojë plane menaxhimi të integruara që përfshijnë dhe privatin ndërkohë që sipas ligjit këta të fundit mund të marrin nën menaxhim përmes garës objekte të trashëgimisë. Kontratat përfshijne disa kushte dhe mund të jenë 20 vjeçare.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.