Kalaja e Gjirokastrës, plan ndërhyrjeje për ta mbrojtur nga dëmtimi

16/08/2019 12:00 PM 1 koment

Kalaja e Gjirokastrës do të ketë një plan ndërhyrjeje për ta mbrojtur atë nga dëmtimi. Fondi Shqiptar i Zhvllimit ka hapur procedurën për shprehje interesi ndaj këtij komponenti qe financohet nga projekti për turizmin me Bankën Botërore. Në njoftimin e Fondit bëhet me dije se aktualisht po kërkohen shërbime konsulence për identifikimin hartimin dhe masave prioritare për të adresuar shqetësimet urgjente të sigurisë dhe për të parandaluar humbjen e strukturve të trashëgimisë në kështjellën e Gjirokastrës.

“Qëllimi i kësaj detyre është për të ulur riskun e përkeqësimit të shpejtë dhe dëmtimit të strukturave të trashëgimisë në vend. Synimi është që të zhvillohet një plan konservimi i rifreskuar dhe të dakordësohen këto plane me palëte interesuara në proces. Të zhvillohen studime, investigime fizike dhe anketa përpara se të zhvillohen ndërhyrjet e propozuara. Të përgatiten projekt dizajne paraprake për ndërhyrje dhe mundëis monitorimi për afatshkurtë, afatmesme dhe afatgjatë.

Të prioritarizohen mundësitë paraprake të propozuara duke marrë në konsideratë ndikimin në vlerat e trashëgimisë, zbutjen e kostve të riskut, të dhënat nga palët e interesuara.

Të mundësohet hartim i detajuar i për ndërhyrjet me prioritet të lartë si dhe në monitorimin e zbatimit të tyre” thuhet në njoftimin e Fondit.

Në ekipin e konsulentit kërkohet që të ketë aktitektë, inxhinierë të strukturave, gjeologë dhe gjeoteknikë, arkiologë, ekspertë të trashëgimisë kulturore dhe ekspertë hidrologë.

Kalaja e Gjirokastrës është një nga momumentet me vizuteshmërinë më të lartë në vend. Ndodhur në qytetin që është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO popullariteti i saj është rritur vit pas viti. Gjurmët e para të ndërtimit të saj datojnë në shekullin e katërt por për vetë qyteti i Gjirokastrës dhe kalaja nuk përmenden në dokumente deri n shekullin e 13. Përgjithësisht kalaja është konservuar në mënyrën e saj origjinale me ndërhyrje të vogla ndëkrohë që vitin e shkuar njëri nga muret e saj pësoi çarje për shkak të erozionit.

1
Komente

avatar
1 Comment threads
0 Thread replies
0 Followers
 
Most reacted comment
Hottest comment thread
1 Comment authors
Agron Doraci Recent comment authors
  Subscribe  
newest oldest most voted
Notify of
Agron Doraci
Guest
Agron Doraci

jam inxhinjer arkitekt Agron Doraci. Kam punuar në Gjirokastër për 55 vjet si projektues e ndërtues njoh mirë kalanë e qytetit tim. kam qënë pjestmarës dhe protagonist për studimet e restaurimet në kala prej vitit 1964 kur fillova punë në Gjirokastër. Jam i liçensuar pçr projektim e restaurim i monumenteve të kulturës. Kam kryer punimet e restaurimit të terenit shkëmbor të kalasë në vitin 1966. me gjithë moshën e thyer jam në gjëndje fizike të mirë dhe dëshiroj të komunikoj me ju për të kontribuar për kalanë monumentin më të rëndësishëm të vëndit tim.