Autoriteti Portual Durrës ka bërë të ditur se ka gati projektin për ndërtimin e një kalate të veçantë për ankorimin e jahteve dhe kroçerave. Sipas burimeve zyrtare nga Porti i Durrësit pritet që shumë shpejt të nisin punimet për ndërtimin e kalatës numër 7 të portit që do të shërbej për këtë qëllim. Parashikohet që duke filluar nga viti 2013 të rritet numri i kroçierave pas marrëveshjeve të nënshkruara me dy kompani “MSC Crocera” dhe “Costa Crocera”. Porti i Durrësit synon që të mos jetë më vetëm një ndalesë për kroçerat e ndryshme që vijnë, por edhe një stacion nisje. Terminali i ri i pasagjerëve ofron kushte shumë më të mira dhe infrastruktura gjithashtu është modernizuar. Këto janë dy nga kushtet kryesore që duhet të plotësohen për qëndrimin dhe nisjen e kroçerave nga porti i Durrësit. Ky Numri i turistëve që janë të interesuar për udhëtime me kroçera është në rritje dhe porti i Durrësit mund të shërbejë si një pikë e përshtatshme, pas fillimit të vënies në jetë të këtij projekti.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.