Kalim më të shpejtë për qytetarët dhe bizneset: Kosova dhe Maqedoni me pikë të re kufitare

29/10/2020 3:23 PM 0 komente

Kosova dhe Maqedonia e Veriut shumë shpejt do të hapin një pikë të re kufitare. Krejt kjo do të bëhet që do të shërbejë kalimin më të shpejt qytetarëve dhe të bizneseve. Dy shtetet janë pajtuar që autostrada Prishtinë-Shkup të përfundoj sa më shpejt.

Ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Arban Abrashi dhe ministri Transportit të Maqedonisë së Veriut, Blagoj Boçvarski, kanë mbajtur konferencë për medie.

Abrashi ka treguar se me ministrin maqedonas kanë diskutuar për temat që lidhen sektorin e transporti ndërmjet të dy vendeve.

Sipas tij, autostrada që lidh Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut duhet që të përfundojë. Abrashi ka pohuar më tej se edhe për transportit hekurudhor do të gjendet zgjidhje.

“Ajo çka do të diskutohet në mbledhjen dy qeverive është pika kufitarë e të dy shteteve dhe kjo ka me ndikuar që njerëzit do të kenë kohë të pritjes më të shkurtë se sa që është tani. Pikë tjetër që e kemi diskutuar pjesa e mbetur e autostradës  të përfundoj. Biseduam edhe për ndërlidhjen hekurudhore për të dy vendet”, tha ai.

Arban Abrashi ka thënë se do të hapin një pikë të re kufitare në mes të dy vendeve që do të shërbejë kalimin më të shpejt qytetarëve dhe të bizneseve.

“Takim të mirë pozitiv ku diskutuam çështjet që ndërlidhen me sektorin e transportit dhe komunikimit në mes dy vendeve, pasi kemi specifika të veçanta jemi shtete që nuk kemi qasje në det. Kemi diskutuar për projekte që pak a shumë janë projekte konkrete që i lidhin vendet tona. Në mbledhjen e ardhshme që do të mbahet në mes dy qeverive, do të diskutohet krijimi i një pike kufitare të përbashkët ku do të jetë më e lehtë për kalim të qytetarëve dhe bizneseve të dy vendeve”, ka thënë Abrashi.

Kurse, ministri i Transportit të Maqedonisë Veriore, Blagoj Boçvarski, në vizitë e tij të parë në Kosovë, tha se lidhja regjionale është qëllimi i tyre, por edhe i BE-së

Ai shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me Kosovën, si dhe përfundimin e autostradës  Shkup-Prishtinë

” Ne jemi resurset ekonomike, ministrit të cilët punojnë me komunikim duhet të bashkëpunojmë dhe të diskutojnë çështje se si të ndërlidhin populli dhe besojmë që gjata mandatit tonë do të lidhemi edhe mëngushtë. Qëllimi i parë për BE dhe ne është qasja regjionale, korridoret kryesore që ndërlidhin shtet dhe i zhvillojnë ekonomikisht. Diskutuam edhe për autostradën Shkup-Prishtinë. Faza e parë e punimeve nga ana jonë është duke u zhvilluar, autostrada nga ana jonë do të kushtojë nga 110 milionë euro”, tha ai.

Ditë më parë kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës, Zoran Zaev dhe Avdullah Hoti, kanë vlerësuar raportet e deritanishme mes dy shteteve në të gjitha fushat, përfshirë edhe angazhimin e tyre në përballje me pandeminë e koronavirusit.

Dy kryeministrat kanë nënshkruar edhe një memorandum të bashkëpunimit për krijimin e Rrjeteve të pastërta 5G me nënsekretarit amerikan të Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of