Premier League, Seria A dhe Bundesliga, pak pikë në renditjen e ekuilibrit konkurrues.
Premier League krenohet me veten se çdo skuadër mund të mundë cilindo ekip në çdo javë. Por sipas disa statistikave të reja, ekuilibri konkurrues në kampionatet e mëdha europiane nuk është kaq i ekuilibruar sa ata pretendojnë.
Një studim i CIES Football Observatory krahason 72 kampionatet e kategorisë së parë në botë, duke analizuar përqindjen e ndeshjeve ku një skuadër ka fituar me të paktën tre gola diferencë.
Duke marrë në analizë kampionatet e UEFA-s, vetëm La Liga spanjolle e pesë kampionateve (Big 5) më të mëdha europiane hyn në top 10 të kampionateve më të ekuilibruar, në vendin e 7-të me 11% të ndeshjeve të fituara me 3 ose më shumë gola. Ligue 1 franceze është kampionati tjetër ndër pesë kampionatet më të mëdha në Europë, në vendin e 19-të, me 15% të ndeshjeve të fituara me tre ose më shumë gola.
Shifra për Ligue 1 franceze është më e lartë se mesatarja globale prej 14.5% – shkruan CIES. Premier League është e çekuilibruar me 17.2%; Seria A italiane në 17.8% dhe Bundesliga gjermane është kampionati i katërt më i çekuilibruar, me 20.9% të ndeshjeve të fituara me tre ose më shumë gola.
“Përqindja më e ulët e ndeshjeve të pabarabarta është regjistruar në Colombian Categoría Primera A: vetëm 5 nga 126 (4.0%). Në skajin tjetër të tabelës është kategoria parë e Ishujve Solomon: 41 ndeshje të pabarabarta nga 110 (37.3%) – shkruan raporti i CIES.
Në Europë, përhapja shkon nga 8.8% te Superliga e Shqipërisë në 31.2% te Moldovian Divizia Națională.
Duke parë në të gjithë botën, CIES thekson se “Arabian Gulf League në Emiratet e Bashkuara Arabe (22.2%) dhe Stars League në Katar (21.7%) gjithashtu dallohen si kompeticione veçanërisht të pabarabarta”.
Burimi: Inside World Football & CIES