Kampionati i Atletikës, si po e bën për vete Katari Botërorin

01/10/2019 4:47 PM 0 komente

Sheikëve të Katarit u pëlqen sporti.

Në Doha dhe në rrethinat e saj, impiantet sportive gëlojnë – pavarësisht temperaturave të larta në orët e ditës jo të favorshme – dhe kompeticionet shtohen. Nisi në vitin 2015 me Botërorin e Hendbollit, pastaj në vitin 2016, vijoi me çiklizmin. Një vit më pas, më 2017, Gjimnastika Artistike… Këtë vit po zhvillohet Kampionati Botëror i Atletikës.

Me 40 gradë në hije dhe pamundësinë për ta mbyllur çatinë e stadiumit, pasi bëhet fjalë për një Botëror outdoor dhe jo indor, u pa me vend shtyrja e Kampionatit Botëror të Atletikës për në vjeshtë.

Kampionati i 17-të Botëror i Atletikës

Në tavolinë është vënë një shpërblim rekord – për 49 medalje te fituara, 7,5 milionë dollarë. Në garat individuale, çdo medalje ari do të shoqërohet me një çek prej 60 mijë dollarësh; çdo medalje argjendi, do të shpërblehet me 30 mijë dollarë ndërsa vendi i tretë, medalje bronzi, me 20 mijë dollarë. Megjithatë të gjithë finalistët do të shpërblehen – 15 mijë dollarë për sportistin që renditet në vendin e katërt deri në 4 mijë dollarë për atletin në vendin e tetë.

Edhe atletët që do të vendosin rekorde të reja do të shpërblehen me një bonus shtesë prej 100 mijë dollarësh nga dy sponsorët e eventit: kompania e elektronikës TDK (emri i së cilës qëndron në bluzat e atletëve që nga edicioni i parë i Botërorit të Atletikës, i zhvilluar në Helsinki, në vitin 1983) dhe banka Qatar National Bank (QNB) e lidhur me Federatën Botërore të Atletikës (IAAF) vitin e kaluar.

Stadiumi “Khalifa International”

Kampionati Botëror i Atletikës nisi të premten, më 27 shtator, dhe do të përfundojë më 6 tetor në stadiumin “Khalifa International”. Një impiant prej 40 mijë vendesh, për rikonstruktimin e të cilit u shpenzuan 81 milionë euro në vitin 2017. Brenda “Khalifa International” temperatura shënon 26 gradë Celsius, ndërsa jashtë, më shumë se 40 gradë, falë instalimit të një sistemi gjigant kondicionimi.

Në këtë edicion marrin pjesë 1.928 sportistë: 1039 meshkuj dhe 889 femra; 208 skuadra kombëtare (në fakt 209), por Rusia është përjashtuar nga garat kombëtare dhe rusët do të marrin pjesë në garë si atletë neutralë.

Burimi: Il Sole 24 Ore

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of