Pas më shumë se 2 muaj në karantinë kthimi në normalitet nuk është njëlloj për të gjithë. Sipas psikologëve, në këtë periudhë, ka kërkesë të shtuar për ndihmë të kujdesit mendor si pasojë e ankthit dhe stresit gjatë kohës në izolim.
Qëndrimi brenda në shtëpi në mënyrë të imponuar solli një aktivitet që duhej të përmbushej brenda dyerve të shtëpisë. Kjo ka bërë që pas daljes nga izolimi, individët të ulin produktivitetin dhe dëshirën për të punuar. Lista e profesioneve të individëve që kërkojnë ndihmë për shëndetin mendor ka specifika, por padyshim të gjithë kanë përjetuar gjendje ankthi.
Sipas profesionistëve të shëndetit mendor shtimi i rasteve nuk lidhet vetëm me situatën që po përjetojmë, por edhe me rritjen e ndërgjegjësimit për të kërkuar këshillim profesional mbi shëndetin mendor. [lexoni]
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.