Pak ditë pas sulmit kibernetik mbi E-Albania, faqen që menaxhon systemin dixhital të qeverisjes, drejtoresha e AKSHI-t Linda Karçanaj than ë një konferencë për mediat se nuk ka humbur asnjë e dhënë, ndërsa 98% e shërbimeve janë tashmë në funksion.
“Administrata publike i është rikthyer normalitetit dhe procesit të punës hap pas hapi. Është izoluar aktiviteti keqdashës. AKSHI po punon me partnerët e microsoftit”, tha ajo.
Karçanaj shtoi se ky ishte një sulm që nuk kishte ndodhur ndonjëherë në historinë e vendit tonë. Llojet e sulmit ishin dy: Ransomware dhe ZeroCleare WipeOut. Ransomware ka për qëllim marrjen e të dhënave kundrejt një pagese, por në rastin konkret nuk ishte ashtu, ishte Ransomware decoy in.
Sipas saj nuk pati humbje të dhënash falë reagimit të shpejtë. Janë zbatuar protokollet dhe politikat ndërkombëtare të sigurisë kibernetike. Sistemet u verifikuan një nga një që të ishim të sigurt për çdo element para se të ktheheshin online.
“Faqet zyrtare të ministrive dhe sistemi i fiskalizimit u rikthyen në funksion brenda 12 orësh. DPSHTRR po ashtu, drejtoria e Doganave, Fondi me recetën elektronike. Mbi 98% e shërbimeve online janë tashmë funksionale. Katër ditë pas sulmit E-Albania u kthye në shërbim për një pjesë të shërbimeve”, deklaroi ajo.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.