59 mijë aplikime janë realizuar online në e-Albania për pasaporta biometrike.
Lajmin e bën me dije drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj e cila thotë se nga momenti që ky shërbim ka hyrë online në e-Albania, rreth 45 ditë, ka patur një fluks aplikimesh nga qytetarët brenda dhe jashtë vendit.
Sipas drejtoreshës, në 1 ditë numërohen mesatarisht 1300 aplikime online përmes e-albania.
“Po ndaj me ju një FAKT. U bënë 45 ditë që qytetarët aplikojnë për pasaportën e re në e-Albania. Dhe në kaq pak kohë janë 59 mijë qytetarë të cilët kanë aplikuar, ose rreth 1300 të shërbyer çdo ditë.
Ajo shton se u është kursyer shumë kohë qytetarëve dhe mijëra emigrantëve shqiptarë të cilët dikur vinin në Shqipëri vetëm për të rinovuar pasaportën dhe humbnin javë të tëra nëpër zyra, derisa mbaronin punë.
“ e-Albania, jo vetëm i dha fund radhëve e pritjeve të gjata në këtë vapë përvëluese por po ndihmon edhe në frenimin e pandemisë”, shkruan Karçanaj.
Ndërkaq, procedura me të gjitha hapat e aplikimit është sipas link si më poshtë (pasi të identifikoheni në faqen e e-albania si qytetar):
Shtetasit Brenda Shqpërisë:
Për të kryer aplikimin për pajisje/rinovim të Kartës së Identitetit, nevojitet të rezervoni takimin pranë zyrave të ALEAT duke klikuar: https://rezervo.aleat.al/
>Për të kryer aplikimin për pajisje/rinovim të Pasaportës Biometrike, nevojitet të plotësoni online në portalin e-Albania formularin e lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, duke klikuar: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13851
Pas shqyrtimit të aplikimit, ju do të njoftoheni brenda afatit 1-3 ditë për aplikim emergjent dhe 1-8 ditë për aplikim normal nga Policia e Shtetit, dhe më pas duhet të vijoni me rezervimin e takimit prane zyrave të ALEAT
Shtetasit shqiptarë rezidentë jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë:
>Për të kryer aplikimin për pajisje/rinovim të Kartës së Identitetit dhe Pasaportës Biometrike, nevojitet plotësoni formularin elektronik në portalin e-Albania duke klikuar: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9765
Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, ju do të njoftoheni për të finalizuar procesin e pajisjes me dokumentacionin e kërkuar pranë Zyrave Konsullore.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.