Në periudhën mars 2020 – korrik 2021, në mes të pandemisë, janë identifikuar 300 faqe phishing në të gjithë Europën.
Në vend të parë është Gjermania (111), ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar (63), Franca (43), Holanda (34) dhe në vend të pestë Italia (27). Këto të dhëna u publikuan në një studim të shoqërisë së sigurisë informatike, Kaspersky.
Ekspertët analizuan email-et spam dhe faqet web phishing më të përhapura, të cilat, të gjitha i bashkon një gjë e përbashkët, pandemia. Kjo është një ndër temat më të përdorura nga kriminelët informatikë, për të mashtruar përdoruesit e internetit, duke i shtyrë drejt faqeve që nuk bëjnë gjë tjetër veçse vjedhin emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin. Por është edhe mundësia për të falsifikuar rezultatet e tamponëve dhe kode të Green pass. Tendenca është rritur në mënyrë të vazhdueshme pas njoftimeve të qeverive të ndryshme në lidhje me nevojën për green pas, për të marrë pjesë në aktivitete që zhvillohen në ambiente të mbyllura.
Mashtrimet e lidhura me pandeminë arritën kulmin në mars 2021. Kërkuesit e Kaspersky panë një rënie të lehtë në qershor, para se ‘Cracker’ (kriminelët e vërtetë që veprojnë me qëllime përfitimi, ndryshe nga hakerët) të intensifikonin sërish operacionet e tyre.
Në pjesën më të madhe të mashtrimeve të lidhura me pandeminë, kriminelët informatikë synojnë të marrin të dhënat e përdoruesve. Phishing përdoret shpesh për këtë. Përdoruesi klikon të një link me një njoftim apo në një email dhe më pas dërgohet te një faqe ku i kërkohen të fusë të dhënat personale dhe ato të kartës së kreditit.
Pasi marrin këtë informacion, mashtruesit mund t’i përdorin të dhënat për të vjedhur para nga llogaritë e viktimave, komentoi Alexey Marchenko, Head of Content Filtering Methods Research në Kaspersky.
/ ANSA