Katar, Haxhinasto: Së shpejti marrëveshje për transportin detar

10/03/2015 2:39 PM 0 komente

Ministri i Trasportit Edmond Haxhinasto zhvilloi sot një takim zyrtar me Ministrin e Transportit të Katarit Al Sualiti, gjatë vizitës së tij, si pjesë e delegacionit të vizitës së Presidentit Nishani në shtetin e Katarit.

Gjatë takimit u diskutua për nivelin shumë të mirë të bashkëpunimit midis dy institucioneve dhe u fokusuan në konkretizimin e frymës së bashkëpunimit.

Gjithashtu temë e takimit ishte edhe realizimi i disa marrëveshjeve dypalëshe, si dhe për firmosjen së shpejti të marrëveshjes për transportin detar.

Në takim u ra dakord edhe për hapat konkrete që duhen ndërrmarrë në funksion të vendosjes së një linje direkte fluturimi Doha-Tiranë.

Ministrat Haxhinasto dhe Al Sulaiti u ndalën në projektet e investimeve të shtetit të Katarit në infrastrukturën e Shqipërisë dhe për këtë qëllim, Ministri Katarez do të vizitojë së afërmi vendin tonë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of