Kategorizim i hoteleve, ndryshon urdhri: Afat deri në dhjetor 2020 për dokumentet shtesë

18/02/2020 11:00 PM 0 komente

Një urdhër i vitit të shkuar u linte kohë hoteleve në të gjithë vendin që në kuadër të procesit të kategorizimit të dorëzonin aplikimin dhe dokumentet e nevojshme deri në dhjetor 2019. Të gjitha detajet e procesit shoqëroheshin me rregulloren përkatëse që vinte së bashku me urdhrin. Por së fundmi Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka ndryshuar pikën që lidhen me dokumentacionin dhe afatin për aplikimet e hoteleve.

Konkretisht në ndryshim nga neni i vjetër në rregullore ku dokumentet listoheshin vetëm në një kategori tashmë kemi dokumentet e detyruara dhe ato shtesë.

Por cilat janë dokumentet e detyruara. Sipas nenit të ri dokumentacioni i detyrueshëm përfshin: a)   kërkesë  për  t’u  pajisur  me  certifikatë kategorizimi sipas modelit, shtojca 2, bashkëlidhur kësaj rregulloreje; b)  formularin  e  vetdeklarimit,  sipas  modelit, shtojca 3, bashkëngjitur kësaj rregulloreje; c)   vërtetim   për   regjistrimin   në   Qendrën Kombëtarë të Biznesit si person fizik/juridik me objekt veprimtarie si strukturë akomoduese; d)vërtetim i gjendjes gjyqësore tëpronarit/administratorit.

Në dokumentacionin shoqërues caktohet : ) akti i pronësisë ose përdorimit të strukturës; b) planimetrinë e strukturës akomoduese;c)  vërtetimin  që  struktura  plotëson  kushtet për  masat  e  mbrojtjes  nga  zjarri  lëshuar  nga Drejtoria  e  Përgjithshme  e  Mbrojtjes  nga  Zjarri dhe Shpëtim d)  vërtetimin  që  struktura  plotëson  kushtet higjeno-sanitare, lëshuar  nga  Instituti  i  Shëndetit Publik; e)   foto   të   brendshme   dhe   të   jashtme   të objektit.

Ministria përcakton se një pjesë e këtyre dokumenteve që mund të mos jenë dorëzuar nga aplikantët në dosjen e tyre tashmë përmes shërbimeve të reja online mund të merren nga vetë institucioni në e-albania.

Kurse për dokumentet shoqëruese urdhri sanksionon, se në rast se nuk është  depozituar  nga  subjekti  në  momentin  e aplikimit,   duhet   të   dorëzohet   brenda   datës 31.12.2020,   pranë   ministrisë   përgjegjëse   për turizmin.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of