Majorka, Ibiza, Menorka dhe Formentera nuk ofrojnë vetëm plazhe marramendëse, ato janë gjithashtu një parajsë për këmbësorët, çiklistët dhe zhytësit
Shumë prej nesh kanë ëndërruar të zhyten në detet vezulluese të Ishujve baleare gjatë vitit të kaluar, dhe me pak fat, kjo ëndërr së shpejti mund t’ju kthehet në realitet.
Nuk ke kë të veçosh nga këto katër ishuj, sepe të gjithë janë shumë të bukur. Ato bëhen akoma edhe më të bukur gjatë muajve të qetë, atëherë kur nuk është piku i sezonit, prandaj mendojeni një ecje apo shëtitje me biçikletë në Menorka ose Formentera në vjeshtë, një udhëtim për shopping para Krishtlindjeve në Palma de Majorka dhe një eksplorim të Ibizës marramendëse gjatë pranverës së ardhshme. Ju mund të ktheheni përsëri e përsëri në ishutj baleare dhe gjithmonë të keni një përvojë të re.
Majorka
Ndërsa nuk mund ta fajësoni Majorkën kur bëhet fjalë për rezortet në plazh, ishulli më i madh i Baleareve është gjithnjë e më tërheqës për pushimet aktive, si brenda dhe jashtë ujit. Shumëllojshmëria e ushqimit dhe e verave është vërtet emocionuese, me kuzhinierët vendas që ringjallin dhe rikrijojnë recetat tradicionale. Shumë prej tyre kanë restorantet e veta në hotele rurale, prandaj ju gjatë gjithë vitit mund të shijoni krijimet e tyre.
Ibiza
Ibiza ka rindërtuar me zgjuarsi veten e saj si një destinacion për të gjitha gjërat e shëndetshme ndërsa mban ende kurorën e jetës së natës. Një moment jeni duke pirë lëng karrote dhe xhinxher dhe momentin tjetër e gjeni veten duke pirë mohiton tuaj të tretë. Ishulli është gjithnjë e më famshëm edhe për pushimet familjare, ku prindërit bëjnë yoga në agim ndërsa gjyshi dhe gjyshja kthehen nga një klub.
Menorka
Mbrojtja e mjedisit dhe mbajtja e turizmit në nivele të qëndrueshme kanë qenë gjithmonë të rëndësishme në Menorka, e cila ka qenë një Rezervat Biosferë të Unesco për gati tre dekada. Megjithëse është i gjatë vetëm 48 km nga lindja në perëndim, ishulli ka më shumë se 200 km vijë bregdetare, i mbushur nga dhjetëra plazhe të pacenuara dhe të rrethuar nga shtegu Camí de Cavalls.
Formentera
Me plazhe mahnitëse dhe një atmosferë boheme, Formentera është një parajsë natyrore ku më shumë se 70% e tokës është e mbrojtur. Nuk ka aeroport, kështu që fluturoni për në Ibiza dhe lundroni me traget për në La Savina, një udhëtim gjysmë ore që me siguri do t’ju shplodhë dhe do t’ju largojë stresin përpara se të shkelni në këtë ishull.