Publikim i Artikullit të Sponsorizuar

Katër orenditë shtëpiake që ju kursejnë hapësirë dhe zbukurojnë shtëpinë tuaj

19/10/2020 4:45 PM

Katër orenditë shtëpiake që ju kursejnë hapësirë dhe zbukurojnë shtëpinë tuaj

Në jetën tonë të përditshme, ne po shohim gjithnjë e më shumë se si pajisje të ndryshme me tituj “multi taskers” kanë “vjedhur” skenën, nga teknologjia dhe mobiljet me shumë funksione që na kursejnë me sukses kohë dhe hapësirë, e deri tek aksesorët e bukurisë që e shkurtojnë kohën e kaluar para pasqyrës.

Përveç kursimit të kohës dhe parave, këta “multitaskers” janë dhe estetikisht tërheqës. Kjo është arsyeja pse ne kemi zgjedhur katër produkte të domosdoshëm që përveçse na e bëjnë jetën më të lehtë, do zbukurojnë shtëpinë tonë dhe do e bëjnë më komode.

Tavolina shumëfunksionale si një mundësi për të na “lënë një shije” të bukur estetike

Tavolina si një nga mobiljet kryesore mund të gjendet në forma të ndryshme dhe shërben gjithashtu për qëllime të ndryshme. Më shpesh ne vlerësojmë ekonominë dhe multi-funksionalitetin e tavolinave që përdoren për shumë qëllime. Këto tryeza janë të dizajnuara me rafte që shndërrohen në tavolina të vogla ngrënieje, hapësira pune për laptopë dhe pajisje zyre sa hap e mbyll sytë, e gjitha në varësi të nevojave tuaja. Por për shkak të mundësisë së tyre për t’u transformuar, nuk kanë pse të duken sikur kanë dalë nga filmi “Transformers”. Komponenti estetik nuk duhet të komprometohet kurrë për shkak të shumë funksionalitetit.

Kështu, në ofertë mund të gjejmë tavolina elegante me shumë qëllime që me elementët vizualë, si forma, ngjyra dhe gjeometria, përfaqësojnë kryevepra të vërteta. Në varësi të stilit tuaj dhe shijes personale, ato mund të kombinohen me veçori të teknologjisë së lartë, në frymën romantike të Provences franceze ose, nëse jeni adhuruese e thjeshtësisë, në një stil minimalist. Pra, një tryezë me shumë qëllime sot bëhet një mobilje e domosdoshme që do të pasurojë dhe do të bëjë praktike çdo hapësirë.

Filtrues ajri për ajër të pastër dhe atmosferë relaksuese

‘Diffuser’ është një pajisje, puna e së cilës është pastrimi i ajrit, freskimi i dhomës dhe largimi i insekteve. Sigurisht që i përket kategorisë së pajisjeve multi-tasking të domosdoshme në shtëpinë tonë. Veç shumëfunksionalitetit, ‘diffuser’ gjenden në lloje të ndryshme dhe modelesh tërheqëse nga ana estetike. Kjo pajisje mund të përshtatet mjaft mire në çdo ambient tuajin, në varësi të modelit. Pavarësisht nëse është një ‘diffuser’ elektrik ose me një qiri, metal ose terrakotë, zgjedhjet e ndryshme të kësaj pajisjeje na lejojnë ta përshtatim këtë multitasker inteligjent në mënyrë perfekte në çdo hapësirë jetese. Një bonus shtesë është se disa pajisje kanë aftësinë të lëshojnë ngjyra, gjë që sjell një atmosferë të veçantë në dhomën në të cilën ndodhet.

Një televizor që shkrihet me hapësirën dhe nevojat tuaja

The Serif nuk është thjesht një objekt i bukur. Përkundrazi, ky anëtar i ri i familjes së televizorëve të nivelit të lartë nga Samsung do t’ju lërë pa frymë me cilësinë e fotos dhe zërit. Me teknologjinë mbresëlënëse QLED, të afërmit tuaj do të shijojnë ndeshjet sportive në rezolucionin më të gjallë të ekranit deri më tani. Përveç një miliard ngjyrave në teknologjinë 4K, The Serif gjithashtu ju lejon të shijoni tinguj të pastër kristal përmes teknologjisë së tij Active Voice Amplifier. Ju nuk do të humbisni më kurrë një dialog në shfaqjen tuaj të preferuar sepse kjo teknologji njeh zhurmat shpërqendruese dhe rregullon automatikisht volumin. Shumë opsione të lidhjes së The Serif përfshijnë Multi Vieë që ju lejon të shikoni përmbajtje nga televizori juaj dhe një pasqyre të celularit tuaj në të njëjtën kohë.

Për më shumë harmoni në ambjentet e shtëpisë tuaj, zgjidhni The Serif TV – ai komplimenton në mënyrë perfekte arredimin e brendshëm. Si dhe falë veçorive të avancuara, përvoja e shikimit do të jetë e pakrahasushme.

Pasqyra si mbajtëse bizhuterish

Pavarësisht metrave katrorë dhe hapësirës, të gjithë përpiqemi të ruajmë pak hapësirë dhe ta bëjmë shtëpinë tonë më të organizuar. Megjithëse jemi të familjarizuar me shtretërit me tërheqje që përmbajnë sirtarë ruajtjeje, ka ende mobilje të paeksploruara shumëfunksionale që mund ta bëjnë jetën tonë më të lehtë dhe më të thjeshtë. Një prej tyre është një pasqyrë që gjithashtu ka një sirtar të fshehtë për organizimin e sendeve të vogla.

Ky produkt është ideal për të ruajtur të gjitha gjërat e vogla, dhe ju këshillojmë të ruani bizhuteri që shpesh na mundojnë për ruajtjen dhe organizimin. Në raftet që fshihen pas pasqyrës është vendi ku bizhuteritë do të jenë gjithmonë në një vend të dukshëm, të ruajtura, të organizuara dhe të sigurta. Kjo zgjidhje është ideale për banjat, por gjithashtu mund të integrohet mirë në korridor dhe dhomë gjumi. Krahas funksionalitetit të saj, nëse është përfshirë siç duhet, ajo gjithashtu mund ta bëjë hapësirën vizualisht më të madhe.

Shfrytëzoni promocionin fantastik të Samsung ng 01.10.2020 deri në 31.12.2020 dhe përfitoni 5 vjet garanci për televizorin e blerë, i cili është i vlefshëm për seritë QLED dhe Lifestyle të 2020. Listën e plotë të produkteve në promocion mund ta gjeni në faqen e internetit samsung5vitegaranci.al. Për t’u kualifikuar për garancinë 5 vjeçare, duhet të regjistroni pajisjen tuaj në faqen e internetit samsung5vitegaranci.al jo më vonë se 15 ditë nga data e blerjes.