Katër raste të reja, 75% e të prekurve janë shëruar

11/05/2020 11:11 AM 0 komente

Katër raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit, nga 121 të dyshuar të testuar me Covid-19.

187 vazhdojnë të jenë të infektuar aktivë në vend, kryesisht në Tiranë, Krujë, Shkodër dhe Kamëz.

Katër persona i janë shtuar listës të të shëruarve, duke e çuar numrin në total të të shëruarve në 654 raste ose thënë ndryshe 75 për qind e të prekurve janë shëruar tashmë.

“Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara si vijon: dy në Tiranë dhe nga një rast në Kamëz e Shkodër”.

Që nga fillimi i epidemisë deri më sot, janë kryer mbi 11 mijë testime në rang vendi, dhe prej tyre kanë rezultuar pozitivë 872 raste.

Si pasojë e virusit 31 persona kanë humbur jetën, 18 prej të cilëve i përkasin kryeqytetit.

Në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, aktualisht janë të shtruar 28 pacientë dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.

“Më pak se 15 për qind e të prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid. Pjesa tjetër po ndiqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë”.

Për statistikat më të fundit, klikoni këtu: Coronavirus në Shqipëri

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of