Sipas një kërkimi të bërë nga TravelSupermarket, bazuar në krahasimin e çmimeve ndërmjet vendeve të ndryshme, Kavosi rezultoi të ishte një prej destinacioneve më të lira verore për turistët britanikë, ndërsa Ibiza një prej më të shtrenjtëve.
Sipas TravelSupermarket, nëse britanikët po kërkojnë një paketë të lirë për familjen e tyre, atëherë ata duhet të marrin në konsideratë destinacione të tilla si Kavosi në Korfuz të Greqisë, Bullgaria, Gran Canaria, Riviera Napoletane dhe Costa Brava, dhe të shmangin Ibizan, Santorinin, Marbella në Costa del Sol, Heraklion në Kretë dhe rivierën e Dubrovnikut.
Për Kavosin, çmimi mesatar për një person në natë është 56.25 paund, ndërsa një vakt ushqimor me tre pjata, kushton më pak se 15 paund.
Destinacioni tjetër më i lirë është Costa Brava e Spanjës me çmimin për person në natë që shkon në 61.30 paund. Edhe çmimet në ishullin e Korfuzit janë të lira rreth 61.94 paund për person në natë.
Paketat më të lira për turistët anglezë
- Kavos, Korfuz, Greqi £56.25 në natë/ person
- Golden Sands dhe Albena, Bullgari – £60.29 në natë/ person
- Costa Brava, Spanjë £61.30 në natë/ person
- Sidari, Corfu, Greqi £61.94 në natë/ person
- Riviera Napoletane, Itali £63.82 në natë/ person
- Puerto Rico, Gran Canaria, £64.08 në natë/ person
- Malia, Kretë, £65.72 në natë/ person
- Valencia, Spanjë, £67.40 në natë/ person
- Bourgas, Bullgari £67.50 në natë/ person
- Fuengirola, Costa del Sol, Spanjë £68.41 në natë/ person
- Laganas, Zante, Greqi £68.61 në natë/ person
- Siçili, Itali £69.13 në natë/ person
- Puerto del Carmen, Lanzarote, Ishujt Kanare £69.64 në natë/ person
- Benidorm, Costa Blanca, Spanjë £69.73 në natë/ person
- Rodos, Greqi £70.14 në natë/ person
- Malta £70.17 në natë/ person
- Qyteti i Korfuzit, Greqi £70.33 në natë/ person
- Cote D’Azur, Francë £71.03 në natë/ person
- Lagos, The Algarve, Portugali £71.10 në natë/ person
- Nerja, Costa del Sol, Spanjë £71.21 në natë/ person
Burimi: TravelSupermarket
Në pesë destinacionet e para më të lira për paketat familjare të turistëve britanikë bën pjesë edhe Riviera Napoletane, në Itali, ku një natë për person kushton rreth 63.82 paund.
Ndërsa pas Ibizas (ku një natë për person kushton 114.57 paund) që konsiderohet si destinacioni më i shtrenjtë për tursitët britanikë, renditen si destinacione të tjera të shtrenjta Santorini në Greqi me 102.89 paund për person në natë. Si destinacioni i tretë më i shtrenjtë renditet Marbella, Costa del Sol, ku një natë kushton 102.02 paund për person.
Paketat më të shtrenjta për turistët anglezë
- Ibiza, Ishujt Baleare £114.57 në natë/ person
- Santorini, Greqi £102.89 në natë/ person
- Marbella, Costa del Sol £102.02 në natë/ person
- Heraklion, Kretë £98.99 në natë/ person
- Riveira e Dubrovnikut £98.76 në natë/ person
- San Antonio, Ibiza £97.50 në natë/ person
- Qiproja Lindore, përfshirë Ayia Napa £95.75 në natë/ person
- Split, Dalmatia Qendrore, Kroaci £95.64 në natë/ person
- Playa Blanca, Lanzarote, Ishujt Kanare, £94.88 në natë/ person
- Skiathos, Greqi, £93.97 në natë/ person
Burimi: TravelSupermarket