Kë nuk besojnë shqiptarët: Qeverinë dhe sistemin gjyqësor

08/02/2020 10:06 PM 0 komente

Rezultatet e një sondazhi tregojnë se qeveria, shoqatat e kursim-kreditit, partitë politike dhe sistemi gjyqësor janë institucionet ku shqiptarët besojnë më pak. Të rinjtë më mosbesuesit ndaj qeverisë

 

Një studim i publikuar së fundi tregon se qeveria, shoqatat e kursim-kreditit (institucionet jobankare të kreditimit), partitë politike dhe sistemi gjyqësor janë institucionet ku shqiptarët besojnë më pak. Sondazhi ka sjellë rezultate interesante për besimin e rënë te qeveria por po ashtu edhe partitë politike (përfshirë ato të opozitës) nuk kanë ndonjë vlerësim më të mirë nga 5000 të intervistuarit e organizatës joqeveritare “Idra”.

Ndërkohë që është arritur një konsensus politik mes partive kryesore për të mos e ndryshuar sistemin zgjedhor në vend me lista deputetësh të emëruar nga kryetarët e partive, koeficientët e besimit kanë rënë për politikën në tërësi. Zgjedhjet lokale të vitit të kaluar kur pjesëmarrja zyrtarisht nuk i kaloi 25 për qind të votuesve dhe në një sërë bashkish kryetarët e emëruar morën më pak se 10 për qind të votave krahasuar me emrat në listën e votuesve, tregojnë qartë se besimi shqiptarëve në politikën aktuale ka prekur fundin.

Sipas komenteve të studimit, në rastin e qeverisë shkalla më e lartë e mospajtimit me pushtetin ekzekutiv vihet re te brezi i ri të cilët besojnë shumë pak të qeveria(1.9 nga 7), ndërkohë që të moshuarit i kanë dhënë 3.6 nga 7 pikë të mundshme konfidencës te qeveria.

Pvarësisht sa indikativë mund të jetë rezultati i përgjigjes së studentëve që kanë marrë pjesë në një numër të kufizuar në pyetësor, studimi thekson se duhet nënvizuar besimi shumë i ulët që kanë te qeveria krahasuar me të gjitha grupet e tjera. Në këtë konkluzion ndikim mund të ketë patur edhe greva e përgjithshme e studentëve për disa muaj gjatë vitit 2019 për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe kushteve në universitete, të cilën qeveria e kooptoi nëpërmjet “Paktit pë Universitetin”.

Ulja e tarifave të shkollimit, karta e studentit dhe disa masa të tjera e zbehën por nuk e shuan protestën e studentëve që ka filluar edhe në janarin e këtij viti, pavarësisht se në përmasa më të vogla dhe jo në të gjitha universitetet publike.

Por studentët duken mosbesues si brez sa kohë që kanë nivelin më të ulët të konfidencës krahasuar me grupet e tjera, te institucionet e arsimit, media, qeveria sistemi gjyqësor dhe partitë politike.
Rezultatet tregojnë se sistemi gjyqësor vazhdon të jetë më pak i besueshmi në Shqipëri pavarësisht se nga viti 2016 i është nënshtruar një procesi të thellë reformimi nëpërmjet procesit të vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët.

Numri i përfaqësuesve të sistemit gjyqësor që kanë kaluar shkallën e parë të vetingut është shumë i ulët ndërkohë që edhe 12 gjyqtarë dhe prokurorë që kanë marrë vlerësim nga shkalla e parë do të kalojnë në Kolegjin e Apelimit. Deri më tani asnjë nga ata që kanë apeluar vendimet e shkallës së parë nuk ka kaluar në Kolegjin e Apelimit.
Studimi tregon se në përgjithësi femrat janë më besuese se meshkujt ndërkohë që për disa industri kanë të njëjtën shkallë besimi pavarësisht gjinisë, si për institucionet e edukimit(3.9/7), shoqatat e kursim-kreditit (3/7) dhe partitë politike (2.3/7).

Lidhur me kompanitë e telefonisë, median dhe sistemin gjyqësor ka një diferencë domethënëse të rezultateve sipas gjinisë, ku femrat kanë më shumë besim më shumë se meshkujt.
Të dhënat e përpunuara tregojnë se të intervistuarit e moshës mbi 55 vjeç japin më shumë pikë në vlerësimin që kanë sipas industrive. Ndërkohë që të intervistuarit me më pak vite arsimim tentojnë të besojnë më shumë se të tjerët te të gjitha industrisë.

Interesante është që pavarësisht niveleve të edukimit grupet e intervistuara japin të njëjtin besim për INSTAT(3.7/7), ndërkohë që kanë diferencë të madhe në besimin ndaj partive politike.

 

Bankat, më të besuarat, zhgënjejnë shoqëritë e kursim-kreditit

Studimi i organizatës “Idra” tregon se sistemi bankar është ndër industritë më të besuara krahasuar me sektorët e tjerë. Studimi i organizatës “Idra” i financuar nga Shoqata e Bankave tregon se sistemi bankar është ndër industritë më të besuara në Shqipëri krahasuar me sektorët e tjerë ku 30 % e të intervistuara besojnë plotësisht ose në një shkallë të lartë te bankar. Arsyeja kryesore që e bën një përdorues të shërbimeve bankare të besoj më së shumti sistemin bankar është siguria, serioziteti dhe korektësia.

Në vend të dytë për besimin e publikut është renditur banka qendrore e Shqipërisë me 24 % të të pyeturve që besojnë plotësisht ose në një shkallë të lartë. Shkalla e besimit për bankat tregtare dhe Bankën e Shqipërisë është thuajse e njëjtë për grup moshat e reja, 25-34 dhe 35-44 vjeç të cilët kanë dhënë një nivel besimi 4.1 nga 7.

Duke këkruar arsyet që ndikojnë në shkallën negative të besimit te bankat, përgjigjet kryesisht lidhen me kostot e shërbimeve bankare, komisionet dhe interesat dhe mungesën e trasparencës. Studimi tregon se besimi ndikohet pothuajse për të gjithë bankat nëse komunikojnë me klientin në “një gjuhë të kuptueshme”, më pas vjen “respektimi klientit” dhe më pak ndikon “ndihma për të marrë vendime financiare”.

Sondazhi ka një konkluzion interesat, ata që besojnë më pak te banka qëndrore janë të punësuarit në sektorin publik. Mbetet i paqartë korrelacioni por me shumë mundësi aryeja duhet parë te diferencat e larta mes pagave në Bankën e Shqipërisë dhe të punësuarve në sektorin publik që mund të ketë çuar në këtë nivel të ulët të pikësimit të besimit. Të dhënat tregojnë se tregojnë se klientët që kanë 2-3 vjet ose më shumë se 3 vjet eksperiencë me sistemin bankar tentojnë të besojnë më shumë industritë e listuara se përdoruesit më më pak eksperiencë.

 

Transparenca dhe komunikimi me bankën

Sondazhi me klientët e bankave ka arritur në konkluzionin se shumica e tyre mendojnë se informacioni që marin nga bankat është i qartë dhe i kuptueshëm (81%). Një tjetër konkluzion për më shumë se 80% të përdoruesve është se bankat oforjnë shpjegime të qarta dhe të kuptueshme të produkteve të tyre.

Lidhur me ndershmërinë e bankave në çmimet/komisionet në raport me shërbimin, studimi tregon se 77% e tyre bien dakort ndërsa 63% mendojnë se banka i ndihmon të bëjnë zgjedhje të mira.
Rreth 91% e përdoruesve thonë se e kontaktojnë direkt bankën duke vizituar njërën nga degët ndërkohë që 32% kontaktojnë me mesazhe ose telefonata dhe 36% nëpërmjet aplikacioneve në celular. Vetëm 17% e përgjigjeve thonë se kanë kontaktuar nëpërmjet online banking. Forma të tjera kontakti përfshjnë nëpërmjet faqes së internetit, shërbimeve call center ose kontakte direkte me stafin.

Të dhënat më të detajuara tregojnë se femrat përdorin më shumë telefonin dhe sms(38 %) për të komunikuar me bankën krahasuar me meshkujt (27%). Nga ana tjetër burrat përdorin më shumë sesa femrat aplikacionet në raportet 41 dhe 31%. Studimi tërheq vëmendjen e bankave pasi 26 % e të intervistuarve nuk u përgjigjën kur u pyetën se sa e lehtë është të kontaktohet me bankën nëpërmjet bankingut online dhe nëpërmjet celularit.
Më të preferuarat kartat e debitit

Shqipëria ka një numër të konsiderueshëm bankash në raport me popullsinë, por shërbimet financiare bazë ende mbulojnë vetëm një pjesë të vogël të popullsisë, as 40 për qind, ndërsa ata që përdorin bankën, e kanë kryesisht për pagesa. Rezultatet e vrojtimit gjetën se, karta e debitit është produkti bankar më i përdorur nga klientët (44%).

Kartat e kreditit përdoren më pak, pasi vetëm 20% e të anketuarve e kanë një të tillë. Ekziston një pjesë e konsiderueshme e përdoruesve të bankave që përdorin një kredi personale (11%), ndërsa një pjesë shumë e vogël kanë një kredi hipotekare (4%). Së fundmi, letrat me vlerë të qeverisë dhe mbitërheqjet përdoren vetëm nga më pak se 4% e përdoruesve të bankës.

Duke analizuar të dhënat e ndara sipas moshës, shihet se brezi i vjetër ka më shumë gjasa të përdorë një llogari kursimi sesa ata më të rinjtë. Sidomos të anketuarit që i përkasin grup moshës më shumë se 55 vjeç, janë më të prirët për të kursyer (46%). Brezat e rinj nga ana tjetër i përdorin më shpesh kartat e kreditit (është produkti i dytë më i përmendur për këto grup moshë).

Vetëm një e treta e moshës 35-44 vjeç e të anketuarve përdorin një kartë krediti. Kjo grup moshë gjithashtu dallohet paksa në lidhje me përdorimin e kredisë konsumatorë / personale (24%), ndërsa grup moshat e tjera i përdorin ato produkte dukshëm më rrallë. Duke zbërthyer rezultatet nga punësimi, del se të vetëpunësuarit dhe të papunët / pensionistët përdorin më shumë llogari të kursimeve sesa cilido prej grupeve të tjera (përkatësisht 47% dhe 44%)

 

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of