Nga Komisioni Europian vjen i publikuar raporti rreth Parashikimit të Ekonomisë së Dimrit 2016, sipas të cilit ekonomia e Europës do të vazhdojë rimëkëmbjen me një përshpejtim të ngadaltë në vitin 2016 dhe 2017, ndërsa duhet treguar vëmendje ndaj kushteve të ngadalësimit të rritjes së ekonomive të reja, dobësimit të tregut ndërkombëtar, gjendjes së tensionuar në disa zona dhe sfidave të tjera të jashtme që po sa vijnë e shtohen.
Ekonomia e 19 vendeve të Eurozonës do të rritet sivjet 1.7 %, duke e kaluar nivelin 1.6 % të vitit 2015, ndërsa në vitin 2017 pritet të arrijë në 1.9 %, sikundër parashikohet në raport.
Bazuar në raport, me përjashtim të Greqisë, të gjitha vendet e tjera të Eurozonës do të kenë rritje ekonomike në vitin 2016.
Ekonomia e Greqisë këtë vit pritet të ulet me 0.7%, kurse në vitin 2017 parashikohet të rritet me 2.7 % ndërsa rritja e ekonomisë gjermane si për këtë vit, ashtu edhe vitin e ardhshëm, parashikohet të përballet me një rritje prej 1.8 %.