Gjatë vitit të kaluar në të gjithë vendin kanë ushtruar aktivitet 301 zyra të kmëbimti valutor, të cilat janë të licencuara nga Banka Qendrore. Numri i tyre u rrit 6% krahasuar me vitin 2010 dhe rreth 170% krahasuar me vetëm 4 vite më parë, pikërisht kur u rregjistrua edhe dyfishimi i tyre. Në vitin 2007 pati një një shtim të menjëhershëm të agjencive, falë shtimit të kokurrencës me “këmbimin e rrugës” dhe prirjes së formalizimit të tregut.
Zyrat e këmbimit janë sot konkurrentet kryesore të bankave dhe mbajnë peshën më të madhe të exchange, fale uljes së marzhit në shërbimin e tyre, çka nxit klientët t’u drejtohen atyre. Sipas agjentëve, një ndikim të madh pati edhe forcimi i masave ndëshkuese për këmbimin valutor në agjentë të palicencuar në rrugë, një fenomen mjaft i përhapur vetëm pak vite më parë. Nga ana tjetër, edhe vetë konsumatorët iu larguan “rrugës” në kërkim të një shërbimi më të mirë dhe të garantuar.
“Këtë vit kemi sërish shumë kërkesa për licenca për zyra të këmbimit valutor dhe pritet të rregjistrohet një rritje e mëtejshme e numrit të tyre. Është e dukshme, se ky shërbim tashmë po shkon drejt formalizimit”, thanë përfaqësuesit e Bankës Qendrore.
Zyra të këmbimit valutor
VITI 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011
19 38 58 58 54 58 60 112 189 221 284 301
Burimi: Banka e Shqipërisë
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.