“Kënaqësitë e ndaluara” të punës nga shtëpia…

29/01/2021 3:55 PM 0 komente

Ka nga ata që gjejnë te smart working disa kënaqësi nga të cilat nuk do të hiqnin dorë lehtësisht.

Mbi këtë temë, shoqëria e njohur ruse, Kaspersky, e specializuar në zgjidhje software për sigurinë informatike, ka publikuar një raport, i mbështetur te mendimi i 8 mijë punonjësve të angazhuar në kompani në çdo vend të botës.

Ata kanë rrëfyer disa “kënaqësi të ndaluara”, të cilat i kanë zbuluar gjatë ditëve të punës në shtëpi, në periudhën e pandemisë.

“Izolimi ka rezultuar në një thikë me dy presa për njerëzit që mund të punojnë nga shtëpia. Në njërën anë, punonjësit, më së fundi kanë mundësinë, të harrojnë anët negative të jetës kaotike të qyteteve të mëdha dhe të punojnë në një mjedis më të rehatshëm.

Në tjetrën, janë përballur me shumë sfida për të qenë produktivë, duke riorganizuar hapësirën e punës dhe duke zhvilluar zakone të reja. Kur punon nga shtëpia, privatësia vihet edhe më shumë në rrezik, për këtë arsye duhet të kemi parasysh edhe sigurinë dixhitale” – deklaroi Marina Titova, Head of Consumer Product Marketing në Kaspersky.

 

Gjetjet kryesore të raportit:

  • Përqindja më e madhe e njerëzve dëshiron një strukturë pune elastike në të ardhmen (37%), ku ata të vijojnë të punojnë kryesisht nga shtëpia, por edhe të shkojnë rregullisht në punë.
  • Punonjësit vijojnë të jenë të kujdesshëm në krijimin e së ardhmes, me më shumë se një të tretën e të intervistuarve (35%) që po marrin në konsideratë ndryshimin e karrierës brenda 12 muajve, kurse pjesa më e madhe është në kërkim të një page më të lartë.
  • Një nga avantazhet kryesore të të punuarit në shtëpi është kalimi i më shumë kohe me njerëzit e dashur, për thuajse gjysmën e të intervistuarve (47%), ndjekur nga kursimi i parave (41%) dhe puna në distancë (32%)
  • Ajo çfarë u mungon më shumë njerëzve kur punojnë nga shtëpia janë kolegët ballë për ballë (34%)
  • Thuajse gjysma e punonjësve (54%) e shohin teknologjinë si nxitjen më të madhe për të ardhmen.

 

Duket se e ardhmja është fleksibël…

Studimi i Kaspersky ofron një tablo mbi të ardhmen e punës dhe tregon se punonjësit dëshirojnë që ajo të jetë shumë e ndryshme nga e shkuara dhe kërkojnë më shumë liri dhe elasticitet.

Hulumtimi zbulon se punonjësit janë të gatshëm të lënë mënjanë paradigmat tradicionale në vendin e punës, me 39% të punonjësve që dëshiron t’i jepet fund orarit 9:00 – 5:00; 34% kërkon një të ardhme më të lirë nga tryezat e punës në zyrës dhe 32% që janë gati t’i thonë lamtumirë javës së punës me 5 ditë.

Është interesante që riorganizimi i orarit të punës 9:00 – 5:00 është më i kërkuar dhe vlerësuar në mesin e punonjësve të moshës 25 – 34 vjeç, me 44% që pranon se nuk dëshiron t’i rikthehet orarit fiks.
Ky ndryshim mendësie është mjaft i përkrahur në vende si Malajzia (54%), Afrika e Jugut (52%) dhe Spanja (51%), ku më shumë se 50% e punonjësve dëshiron të çlirohet nga orari fiks 9:00 – 5:00, ndërkohë vetëm 1 në 6 punonjës (16%) në Japoni e dëshiron këtë gjë.

Pavarësisht pakënaqësive në tregun e punës, ambiciet mbeten të larta, me më shumë se një të tretën e të anketuarve (35%) që po marrin në konsideratë ndryshimin e karrierës në 12 muajt e ardhshëm dhe motivimi më i madh është kërkimi i një roli të paguar më mirë. Çfarëdo që të bëhet fjalë – ndryshimi i punës, rikualifikimi apo përditësimi i aftësive, shumë punonjës po shfrytëzojnë këto kohëra për të gjetur mundësi të reja.

 

Kur mendoni për mënyrat e vjetra tradicionale të të punuarit, çfarë nuk do të donit të bënit sërish?

 

…dhe punonjësit duan që gjërat të mos ndryshojnë

Në krye të klasifikimit të avantazheve që punonjësit dëshirojnë të ruajnë është të kalojnë më shumë kohë me familjen e tyre (47%), ndjekur nga kursimi i parave (41%), dhe mundësia për të punuar ngado (32%). Këto përgjigje nxjerrin në pah më shumë optimizëm për të ardhmen, duke qenë se vetëm 7% e personave nuk sheh efekte pozitive të “normalitetit të ri”.

 

Çfarë aspektesh pozitive, të cilat dolën në pah gjatë pandemisë, do të donit të ruanit?

 

Motivimi në të ardhmen dhe kënaqesitë e ndaluara…

Pandemia i ka shtyrë disa njerëz të ndërmarrin rreziqe dhe drejt kufijve që nuk i kishin menduar kurrë më parë. Për disa, mundësia për të punuar nga shtëpia i ka shtyrë drejt zbulimi të disa kënaqësive të ndaluara. Thuajse gjysma e të anketuarve, për shembull (48%), deklaroi se dëshiron të vijojë të punojë në veshje të rehatshme.

Edhe pse ky trend nuk mund të gjejë vend në zyrë, duket se përpara është një e ardhme më e qetë dhe e rehatshme.
Kënaqësi të tjera të përmendura nga punonjësit është dremitja gjatë orarit të punës (36%), ndjekja e programeve/serialeve në Netflix (23%), të punuarit në ajër të pastër, në kopsht apo ballkon (27%).

Sidoqoftë dhe kudo qoftë që punonjësit të zgjedhin të punojnë në të ardhmen, siguria në pajisjet e tyre do të jetë e rëndësishme, jo vetëm për të mbrojtur infrastrukturën e kompanisë, por edhe për privatësinë individuale dhe për gjetjen e mënyrave të reja për t’u çlodhur.

 

Çfarë kënaqësish të ndaluara, gjatë pandemisë, do të donit të ruanit?

 

Por punonjësve u mungojnë sërish kolegët

Edhe për punonjësit që punojnë nga shtëpia, bashkëpunimi ballë për ballë është i rëndësishëm. Mungesa e kolegëve ballë për ballë është përmendur si elementi kryesor të cilit njerëzit i kanë ndier mungesën (34%), duke përfshirë shakatë në punë (22%) dhe mbledhjet (21%).

 

Cila është gjëja që ua keni ndier më shumë mungesën në muajt e fundit?

 

Teknologjia po zhvillon mënyra të reja për të punuar…

Fuqia e teknologjisë, jo vetëm po u jep mundësinë punonjësve të krijojnë ndryshimin që duan, por kur mendojnë për të ardhmen e punës, thuajse gjysma (49%) e punonjësve përmendi aftësitë teknologjike si potenciali më i madh për karrierën në të ardhmen.

Përmirësimi i aftësive teknologjike është i rëndësishëm jo vetëm për avancimin në karrierë të punonjësve, ky është një hap edhe për kompanitë që përpiqen të ruajnë një forcë pune të sigurt në distancë.

 

Cila aftësi mendoni se do të jetë e rëndësishme për të ardhmen e karrierës suaj?

 

Burimi: Raporti Kaspersky

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of